E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti fitues në janar

 

Pesë studio arkitekture fituan fazën e parë të konkursit për sheshin "Iliria" në Durrës, ndërsa në janar do të shpallet fituesja e tyre. Veç studios britanike me moton "Sun dial", në garë është studio italiane me moton "Con Shesh Temprorary", që synon krijimin e një sheshi të boshatisur, vetëm për aktivitet; një studio tjetër portugeze me moton "Linea D'Ombra", e cila parashikon një shkallare në pjesën perëndimore dhe një pjesë sheshi të mbuluar; studio tjetër po nga Italia, me moton "Suoli Sensibili", e cila konsiston gjithashtu në krijimin e hapësirave për këmbësorët si dhe një studio italiane me moton "Folding", e cila ka si qëllim krijimin e hapësirave të gjelbra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›