E Diel, 1 Nëntor 2026

Qyteti-muze, vizitohet nga 8 mijë turistë

 

GJIROKASTER - Qyteti në UNESCO, Gjirokastra, është vizituar nga më tepër se 8 mijë vizitorë të huaj dhe vendas gjatë sezonit turistik. Sipas kreut të Zyrës së Administrimit të qytetit-muze, Rajmond Kola, të dhënat kanë mbërritur pas verifikimeve në terren të vizitorëve të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë qytetin e gurtë në periudhën maj-shtator 2008. Kjo është evidentuar me numrin e biletave të shitura në portën e Kështjellës së Gjirokastrës. Me një 200 lekësh, çdo vizitor vendas apo i huaj, ka të drejtë të shëtisë të gjithë pjesën e brendshme të kalasë duke mos llogaritur vizitën në Muzeun e Armëve që është në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës. Sipas Kolës, turistëve që kanë dashur të viztojnë dhe muzeun e luftës, u është kërkuar një tjetër tarifë 200 lekëshe si detyrim. "Nevojitet që të ketë një unifikim të çmimit në një biletë pasi në këtë mënyrë synohet edhe standardizimi i një shërbimi që mund të konsiderohet si model", tha Kola.                   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›