E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha serbe nuk beson te policia e Kosovës

Peshkopi Teodosije i dërgon letër komandantit të KFOR

Peshkopi serb, Teodosije, thotë se kisha ortodokse serbe kundërshton vendosmërinë e KFOR-it që Policia e Kosovës të sigurojë mbrojtjen e kishave dhe manastireve serbe, duke thënë se nuk ka besim në policët e Kosovës. Në një letër të komandantit të KFOR-it, Markus Bentler, dërguar peshkopit të Lipjanit, Teodosije, ka përsëritur vendosmërinë që sigurinë e manastirit të Goriçit në Istog dhe Budisavc të Klinës në vend të ushtarëve të KFOR-it ta marrin përsipër pjesëtarët e policisë së Kosovës.

Teodosije në një intervistë për gazetën "Politika" thotë se përvojat nga viti 2004 me Policinë e Kosovës "nuk janë aspak të mira", sepse sipas tij, nuk kishin penguar shkatërrimin e kulteve serbe. "Pa dashur që padrejtësisht të përgjithësojmë, konsiderojmë se ata nuk kanë mundësi që në mënyrë adekuate të mbrojnë objektet tona në rast të sulmit apo trazirave dhe të kundërshtojnë bashkëkombësit e tyre", thotë Teodosije, duke shtuar se "prania ndërkombëtare është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›