E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsullata Italiane e Vlorës: Nuk kanë humbur pasaporta

Replikë

Në lidhje me artikullin e publikuar në të përditshmen “Shqip” në datën 28 maj 2010, për humbjen e pretenduar të pasaportave të zotit Bardhyl Zykaj dhe zonjës Violeta Zykaj, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë bën me dije se pasaportat në fjalë asnjëherë nuk kanë humbur.

Kërkesa për vizë e zotërinjve Zykaj ka qenë e pezulluar për një periudhe kohe paksa të gjatë (por gjithsesi brenda limiteve kohore të parashikuara nga normativa), në krahasim me pak ditët zakonisht të nevojshme për dekretimin e praktikave të vizave, për arsye se kërkesa e të interesuarve paraqiste aspekte të veçanta, të cilat kanë bërë të nevojshme verifikime dhe kontrolle.
Pasaportat tashmë janë duke iu kthyer të interesuarve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›