E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmoi autorin e një vrasjeje, arrestohet në Laprakë i dënuari

Tiranë

Pas një viti, policia e kryeqytetit ka vënë në pranga personin, i cili ndihmoi autorin e një vrasje jedhe fshehu armën e krimit. Bëhet fjalë për ngjarjen që ndodhi më 17 korrik të vitit 2009, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Edvil Koço. Ditën e djeshme, në pranga ka përfunduar Arben Basha, mik i Donald Pregapucës, i cili u dorëzua pas vrasjes, pavarësisht se pistoletën e krimit e kishte fshehur. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se Basha u arrestua në Laprakë, ku fshihej prej afërsisht një viti. Sipas të dhënave, ai nuk i ka rezistuar arrestimit, kur në vendin ku qëndronte, i kanë shkuar oficerët e operacioneve speciale. Megjithatë, gjatë kohës që Arben Basha ka qenë në kërkim, grupi hetimor ka mundur të dokumentojë se arma e krimit ka qenë e tij. Nga oficerët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës mësohet se fillimisht u mendua se arma i përkiste autorit të vrasjes, Donald Pregapuca, por pas arrestimit të tij, u mësua se ajo i përkiste një tjetër personi. Kështu, gjatë hetimeve doli në pah emri i të arrestuarit të djeshëm, për të cilin gjykata ka dhënë masën e “arrestit me burg”. Policia tha se katër ditë pas ngjarjes, ai u vetëdorëzua, por pas u la sërish i lirë. Tashmë, policia tha se ka prova të reja për arrestimin e tij. Në atë kohë, sapo ishte dorëzuar, Basha ka deklaruar se pistoletën e kishte lënë te lokali ngjitur me dyqanin e autorit të krimit dhe se pas kësaj ishte larguar drejt banesës. Sapo ka marrë këto deklarime prej 25-vjeçarit Basha, një patrullë policie ka shkuar në vendin e treguar nga i vetëdorëzuari dhe kanë gjetur pistoletën, me të cilën dyshohet se u krye vrasja.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›