“Kjo ditë hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës”
14/06/2009 Presidenti Topi i dërgon mesazh urimi Presidentit të Kosovës, Sejdiut
Kosova feston 10-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i ka dërguar dje Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të çlirimit. Kreu i shtetit shqiptar e ka cilësuar këtë përvjetor si ditë shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës. “Kjo ditë e rëndësishme në historinë e të gjithë popullit shqiptar, por edhe në atë të rajonit, shënoi kthesën historike të fitores së lirisë ndaj barbarisë dhe diktaturës, dëshmoi pathyeshmërinë e rrjedhës së mëtejshme të ngjarjeve të rajonit dhe hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës, aq shumë të dëshiruar, me të drejtë nga populli i saj e aq shumë të mbështetur nga bota e qytetëruar”, - thuhet në këtë mesazh. Presidenti Topi ka premtuar edhe përmes mesazhit të rastit se vendi ynë do të kontribuojë në të ardhmen e përbashkët të vendeve. “Shqipëria, e vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, do të prodhojnë një siguri të pashembullt dhe afatgjatë në rajon, do të kontribuojë në planin dypalësh, shumëpalësh dhe global për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve”, - përfundon urimi. Në Kosovë dje u shënua 10-vjetori i hyrjes së trupave të këmbësorisë së NATO-s, që njihet si Dita e Lirisë së Kosovës. Forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në Kosovë më 12 qershor të vitit 1999 dhe ato fillimisht numëruan mbi 50 mijë trupa, por numri i tyre u zvogëlua vit pas viti. Me rastin e 10-vjetorit së hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë udhëheqësit kosovarë kanë falënderuar aleancën më të madhe ushtarake për ndërhyrjen e saj në ndaljen e luftës në Kosovë. Ndërhyrja u realizua pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, që parashikonte edhe tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova. Marrëveshjes i parapriu fushata 78-ditëshe e bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe dhe një varg përpjekjesh diplomatike për të ndalur luftën që po zhvillohej në Kosovë.