E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Votoni nr 24 në fletën e votimit, për fitoren e madhe të shqiptarëve

Kandidati i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i rrethit të Fierit Dritan Prifti ka vazhduar turin e tij të takimeve me elektoratin fierak. Në takimin me banorët e lagjes 15 tetorit në rajonin nr 3 në qytetin e Fierit, Prifti ka treguar edhe një herë përmes fjalë së tij se vota për LSI-së është vota për të majtën, për qeverisjen e së nesërmes, e cila do të garantojë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë pas asnjë dallim. Prifti u bëri thirrje qytetarëve të kësaj zone të votojnë për LSI-në. Në fletën e votimit do të keni LSI-në dhe në krah Ilir Meta. Në atë drejtim, vendosini plusin tuaj. Votoni numrin 24, i cili është i shenjtë për forcën tonë politike, është numri i shpresës dhe shansit të madhe për ndryshimin e jetës së të gjithë shqiptarëve. Duke votuar në këtë mënyrë keni votuar dhe Dritan Priftin si përfaqësues tuajin në parlamentin e ri shqiptar, nënvizoi ai. Duke u ndalur në planin për Veprim, Prifti ka pohuar se prioritet i LSI-së është punësimi nga zbatimi i të cilit brenda katër viteve shqiptarëve do tiu mundësohen 100 mijë vende të reja pune, nga të cilat 50 mijë në sektorin e bujqësisë dhe 6 mijë të tjera në atë të sektorit të naftës. Sipas tij, në listën e LSI-së në gjashtë kandidaturat e para janë pesë qytetarë me origjinë fierake që përfaqësojnë mbrojtjen e interesave të këtij komunitetit. E kundërta ndodh me PS dhe PD që përveç kandidatëve të importuar kanë sjellë në këtë garë nga një qytetar fierak, Albert Çaçin për PS, dhe Vasillaq Ngresin për PD, të cilët në të vërtetë janë shërbëtore të liderëve të partive të tyre, sesa mbrojtës të qytetarëve. Kjo thjesht në pritje të një mandati për interesa të tyre personale, theksoi ai. Një atmosferë tepër e ngrohtë i është rezervuar kandidatit dhe deputetit aktual, Dritan Prifti edhe gjatë takimit të zhvilluar në fshatin Libofshë. Gjatë këtij takimi, Prifti ka premtuar se mbështetja e deritashme e tij për këtë komunitet do të shumëfishohet kur ai dhe forca politike e LSI-së, do të jenë në qeverisjen e vendit. Në këtë takim Dritan Prifti ka shprehur hapur ambicien e tij për marrjen e gjashtë mijë votave në zonën e tij elektorale, por në anën tjetër ka shtuar se me ritmet e rritjes dhe fuqizimit të radhëve të LSI në qarkun e Fierit, zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë një surprizë e madhe për të gjithë duke vulosur një fitore madhështore. Ai u ka këtë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos mashtrohen si ndodhi në vitin 2005. Në këtë takim janë evidentuar rastet kur deputetja Rajmonda Stefa ka larguar fondet për rrugët, ujësjellësit, kanalizimet e ujërave të zeza apo edhe fondet e investimit të shkollës së Libofshës me rastin e 100 vjetorit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›