Rama festë tek amfiteatri me vullnetarët dhe kandidatët e rinj
14/06/2009 Kryetari i PS-së entuziazmon të pranishmit kur hyn në skenë duke kërcyer
Ra në sy mungesa e shumë figurave historike të së majtës
Simpatizantët e Partisë Socialiste, sidomos vullnetarët e rekrutuar nga Rama, kanë kaluar në delir kur kanë parë se si pretendenti për kryeministër ka hyrë duke kërcyer në skenën e amfiteatrit veror te Liqeni Artificial nën ritmet e këngës “Çohu”. Sipas organizatorëve të festës, kjo është gjetur si zgjidhje nga vetë Rama për t’u çliruar nga tensionet e fushatës.
Megjithëse mungonin shumë nga themeluesit e PS-së, sërish Rama ka zgjedhur populizmin për të fituar simpatinë jo vetëm të militantëve, që kishin mbushur shkallët e amfiteatrit, por dhe të atyre që do ta shikonin nëpërmjet ekranit të TV-së. Me këngë, valle dhe duke thirrur në skenë dhe aktorë periferik të PS-së, siç ishte, për shembull, rasti i Dritës, punonjësja e dezhurnit të PS-së, apo zëvendësimi i figurës së Nanos me Hektorin, ish-badigardin e tij, kanë qenë pjesë e regjisë “Rama” për të festuar 18-vjetorin e themelimit të PS-së, një festë që është festuar tradicionalisht ndryshe. Në një festë ku mungonin shumë prej atyre që e themeluan, ku mungonte figura historike e kësaj partie, Fatos Nano. Ndërkohë ra në sy dhe mungesa e dy prej figurave jo pak të rëndësishme të PS-së: Ben Blushi dhe Pandeli Majko, mungesa e të cilëve u justifikua me angazhimet në fushatë. Skena më së shumti u dominua nga kënga dhe nga vullnetarët e PS-së, të cilët kishin zënë vendin qendror të sallës.
Legalizimet
I pari që do të merrte fjalën ishte vetë Edi Rama, i cili në përshëndetjen e tij të shkurtër u përqendrua më shumë tek të ardhurit në zonat informate. Duket se ecuria e procesit të legalizimeve dhe premtimet e fundit të fushatës nga ana e kundërshtarit kanë lënë jo pak përshtypje tek të majtët. Rama u shpreh se do ta bëjë ai legalizimin, por do ta bëjë ashtu si duhet dhe jo siç po e bën Berisha, por pa e shpjeguar se si do të kryhet legalizimi, në rast se pushtetin e marrin socialistët. Përkrah Ramës, si një ndër më të vjetrit, qëndronte Namik Dokle, i cili mori fjalën menjëherë pas kryetarit. Gjatë fjalës së tij nuk u kursyen lëvdatat për kryetarin dhe politikën e tij të re, e cila, sipas Dokles, është mjaft integruese. Menjëherë pas tij e mori sërish fjalën Rama, i cili iu përgjigj sërish Berishës për moskandidimin e tij. Ai u shpreh se nuk i duhet fitorja për të ndenjur në karrigen e deputetit, por për të përveshur mëngët dhe për t’i hyrë punës së ndryshimit.
Mbyllja
Hap pas hapi fjalimi ia la pjesën regjisë, ku Rama natyrisht ishte protagonisti kryesor. Ky i fundit thirri në skenë dhe anën e panjohur të PS-së, ku ishin administrata, Hektori, ish-badigardi i Nanos, dhe Drita, dezhurni i PS-së. Menjëherë pas tyre në skenë Rama thirri dhe kandidatët që ka sjellë vetë në PS. Vasilika Hysi, e importuar nga KSHH, zuri një vend të rëndësishëm në fjalën e Ramës. E më pas të gjithë me radhë, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Sajmir Tahiri, Rudina Seseri etj., të cilët dolën përkrah Ramës si fytyra e politikës së re të së majtës. Më pas ishte radha e Tortës, të cilën e preu Drita, dëzhurni i PS-së, për të treguar se Rama pushtetin e do për t’ia deleguar popullit. Më pas fishekzjarrët do të mbyllnin festën e 18-vjetorit të PS-së, një festë ku nuk mungonin detajet, por mungonte pjesa historike e saj.