E Diel, 1 Nëntor 2026

Kjo skenë e përbaltur politike, ka nevojë për parime dhe qartësi

E falënderoj sinqerisht "Shekulli”-n, që na ka krijuar këtë dritare të lexuesit dhe na jep mundësinë për t’u shprehur. Duke aspiruar, si shumë vetë në Shqipëri, që duan të dalin nga ky kaos ku na futën pa përjashtim të gjithë këta pseudo-politikanë pas 1990-s, lexova me shpresë dhe vëmendje programin e partisë së re, Ligj dhe Drejtësi, të prezantuar nga deputeti Spartak Ngjela.

Pas leximit më lindi një pyetje: Ç'kupton z. Ngjela me "Shtet i Demokracisë Liberale"? Nuk e gjen të qartë si definicion në program. Cili është parimi i kësaj partie? Kë mbron, cilën shtresë?

Skena politike në Shqipëri, me këtë kaos, ku të gjithë kanë përbaltur njëri-tjetrin e ku të gjithë janë të dyshuar që nuk kanë ideale të tjera veç parasë, ka nevojë për më shumë qartësi.

Partitë e reja duhet të kenë programe sa më konkrete. Se përndryshe, nuk ka shpresë shpëtimi nga këta që premtojnë dhe nuk shkulen nga pushteti, a kur kryejnë krime. Mjaft më!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›