E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarësi i drogës kapet me armë pa leje

 

KAVAJE - Shpërndarësi i marijuanës kapet nga policia e Kavajës, me pistoletë pa leje ndërsa i bllokohen 220 gramë hashash. Geraldo Pezaku 20 vjeç, banues në Kavajë, është arrestuar nga policia lokale në bashkëpunim me antidrogën e Tiranës, me akuzën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Mësohet se 20-vjeçari nga Kavaja, sipas burimeve të policisë, mbahej nën vëzhgim nga agjentët e policisë kriminale, si i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Ndërkaq të mërkurën ai është bllokuar nga policia e qytetit, ndërsa gjatë kontrollit në banesë policia i bllokoi një armë pistolete me mulli, me kalibër 9 mm, rreth 10 fishekë të të njëjtit kalibër. Gjatë kontrollit fizik të kryer, blutë i kanë gjetur disa qese të vogla me marijuanë ndërsa në banesë policia i gjeti 220 gramë si dhe 74 gramë përzierës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›