E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të riut për përdhunim

 

KAVAJE - Prangoset adoleshenti i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitura. Paris Sula, 18 vjeç banues në Kavajë, është arrestuar nga blutë e këtij qyteti, pas denoncimit të prindërve të një vajze 14-vjeçare, me iniciale D.H. Sipas kallëzimit të  tyre, vajza vetëm 14 vjeçe, ka rënë pre e dhunës dhe detyrimit nga i dyshuari për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Sipas burimeve të policisë, 18-vjeçari i arrestuar nuk ka përdorur dhunë ndaj vajzës dhe gjithçka është kryer me dëshirë. Gjithsesi mosha e vogël e vajzës, ende 14 vjeçe, ka bërë që policia të nisë procedimin dhe të ndalojë Sulën me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura nga mosha 14- 18 vjeç. Prindërit e vajzës kishin zbuluar marrëdhënien mes dy të rinjve dhe më menjëherë kanë denoncuar në polici Paris Sulën. Ky i fundit është arrestuar ndërsa policia është duke verifikuar vërtetësinë e akuzave ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›