Klani i Gramoz Ruçit triumfon në Athinë, PASOK ngrin marrëdhëniet me PS-në shqiptare
Partnerët grekë të Edi Ramës, distancohen nga përfaqësia e PS-së në Athinë
Pavarësisht paqes në dukje mes Gramoz Rucit dhe Edi ramës, në prapaskenë zhvillohet një luftë e egër për dominim klanor. Arenë e shfaqjeve të krizës së brendshme politike që po kalon PS-ja është bërë Athina ku klanet e Rucit dhe Ramës janë përleshur me njëri tjetrin duke detyruar PASOK-un që të ngrijë pa afat marrëdhëniet me socialistët shqiptarë. Imoraliteti politik dhe familjar i Edvin Ramës transferohet në Athinë duke venë në pozitë të vështirë Jorgo Papndreun që pas mosmarrëveshjeve të klaneve familjare të kreut socialist shqiptar e ka bërë hasha këtë të fundit duke i hequr akreditimin dhe besimin politik që ushqente deri më tani. Klani familjar i Edi Ramës me përfaqësues Fatos Malaj dhe Eda Gemin ka pësuar humbje kundrejt klanit të Rucit që përfaqësohet nga Anastas Murati në degën e PS-së së Athinës. Përplasja e fortë dhe e paprinciptë mes tyre ka vënë në pozitë të vështirë PASOK-un grek. Gazeta greke e së dielës “Kiriakatiki Eleftherotipia” nën titullin “Socialistët Shqiptarë të Dyfishuar” shkruan se ekzistenca në shtetin fqinj e dy përfaqësive të PS dhe natyrisht e dy kryesive që pretendojnë të jenë pranë PASOK-ut, ka bërë që ky i fundit, të distancohet nga socialistët shqiptarë në Athinë.
Situata ndërlikohet më tepër, - shkruan gazeta, pasi edhe PS nga Tirana herë përkrah njërën palë e herë palën tjetër.
Sipas saj, Organizimi i PS në Greqi më 2006 ka qenë fillimi i problemit për socialistët grekë, të cilët siç shkruan gazeta, nga dëshira e mirë për të përkrahur socialistët shqiptarë, nuk ishin në dijeni se po hynin në bela.
Në shkrim thuhet se Tirana, pasi i hodhi benzinë zjarrit duke njohur herë një palë e herë palën tjetër, i ka kërkuar përfundimisht PASOK-ut që të njohë njërin nga grupimet deri në zgjedhjet e reja, që do të zhvillohen në vjeshtë. Një situatë e tillë ka sjellë përplasje edhe ndërmjet dy grupeve, njëri nga të cilët, sipas gazetës greke, drejtohet nga një e afërme e kreut të selisë rozë, Edi Rama.
Kjo përplasje mes dy palëve është e dukshme pasi të dyja shkëmbejnë akuza të ndërsjella. Si pasojë, shkruan gazeta greke, Partia Socialiste greke, PASOK ka vendosur të distancohet nga të dy grupimet e të mbajë një qëndrim asnjanës, pasi siç është shprehur drejtuesja e Zyrës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PASOK Polina Lampsa, socialistët grekë nuk do të ngatërrohen në çështjet e brendshme të një partie tjetër.
Shkrimi i plotë i gazetës greke Eleftherotipia
I shkon profilit ndërkombëtarist të PASOK-ut, mikpritja e socialistëve shqiptarë, vetëm se disa herë kjo e fut në halle . Siç ndodhi përpara pak kohësh, kur u gjend duke biseduar me dy kryetar, që që të dy pretendonin se përfaqësonin Partinë Socialiste të Shqipërisë në Greqi.
Kryesia e Partisë Socialiste në Tiranë, pasi në radhë të parë “benzinë në zjarr”, duke njohur një herë njërën palë e herë palën tjetër, I kërkoi PASOK-ut që të njohë kryesinë e vjetër, deri në zgjedhjen e të resë, që do të zhvillohet në pranverë.
Në vitin 2006 u krijua në Greqi, degë e PS-së, me kryetar Anastas Muratin. Pak përpara zgjedhjeve të fundit, në zyrat e gazetarëve arriti një faks-njoftim për shtyp me mbishkrimin “Partia Socialiste e Shqipërisë në Greqi” që deklaronte mbështetjen e saj nda PASOK-ut. Këtë njoftim e nënshkruante Fatos Malaj, I cili fliste nën emër të “kryetares Eda Gemi”.
Në këtë njoftim, nën titullin “Zyra e PS-së në Greqi” shënohej se “përgjegjës për zonat e Atikës, Eubesë dhe Korintit” që duket se kishte flamurin e vetë, pasi bëhej fjalë për një degë paralele.
Në PASOK në këtë periudhë vjen një letër nga Tirana, me anë të së cilës kërkohej bashkëpunimi me grupin Malaj-Gemi (kushërirë, siç thotë, e kryetarit Edi Rama). Madje, u dhanë edhe zyra në rrugën Valteciu. Por, më 1 tetor, në fjalimin e tij qendror parazgjedhor të Jorgo Papandhreut, së bashku me grupin e socialistëve që erdhi nga Tirana, u gjendën që të dyja palët.
Pas zgjedhjeve nisën që të vinin sërish përplasjet se kush do të bashkëbisedonte me PASOK-un. Grupi Gemi-Malaj kishin dorëzuar, që prej muajit gusht, propozim për riorganizimin e departamentit të emigrantëve në PASOK, tek zyra e Jorgo Papandreut, “diçka si think tank” siç deklaruan. Aty propozojnë krijimin e Komisionit të Posaçëm të Emigrantëve Shqiptarë, që ndërmjet të tjerave do të marri përsipër “prodhimin e dokumenteve dhe propozimeve politike, që mund të përbëjnë bazën për krijimin e politikës së emigracionit nga PASOK-u”.
PASOK-u nuk ndërhyn
Propozimi përfundon me theksimin se parakusht I domosdoshëm “për funksionimin e kësaj strukture të Partisë Socialiste të Shqipërisë është mbështetja ekonomike në mënyrë që të mund të plotësohet me personat e nevojshëm për të mundësuar funksionimin e tij”.
Anastas Murati I quan ata “të jashtëm që nuk kanë lidhje me partinë“, ndërsa ata përgjigjen duke cilësuar të vjetrit si “anëtarë konservator dhe të vjetruar”.
Kohët e fundit kryesia e Partisë Socialiste nga Tirana iu rikthye çështjes duke kërkuar nga PASOK-u që të bisedojë me kryetarin e vjetër, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Me anë të një letre drejtuar gazetës, zëdhënësi i Anastas Muratit, Shpëtim Zinxhirija deklaron se kryetari I “degës dhe I të gjitha organizatave në Greqi është Anastas Murati, i zgjedhur në organet përkatëse të PASOK-ut dhe mbështetës e mik I njohur I Jorgo Papandreut”. Gjithashtu thekson rolin e rëndësishëm që luajtën socialistët shqiptarë të Greqisë, si për rizgjedhjen e tij në krye të PASOK-ut në vitin 2007, si edhe të fitoreve në zgjedhjet për në parlamentin evropian dhe në zgjedhjet kombëtare.
Anastas Murati deklarohet si “garant” të procesit zgjedhor dhe se nuk ka ndërmend të kërkojë sërish postin e kryetarit dhe Eda Gemi se “nuk ka ndërmend të ndërhyjë sërish”.
Për sa i përket Fatos Malajt, që sulmohet më ashpër se kushdo, deklaron se tashmë I intereson vetëm veprimtaria e tij politike brenda PASOK-ut.
“Ne nuk ndërhyjmë”, deklaroi Polina Lampsa, përgjegjëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në PASOK, u gjendëm në mes, por nuk kemi asnjë qëllim që të ndërhyjmë në punët e brendshme të një partie tjetër”.