E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, kontrata e vetme e Berishës me shqiptarët

Kryeministri shpall në mbledhjen e grupit parlamentar nisjen e një dialogu intensiv me të gjitha kategoritë shoqërore, të cilave do t’u shpjegohet se reformat nuk janë bllokuar, megjithë bojkotin e opozitës dhe se vendi është pranë marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim të plotë në BE “Hetimi i zgjedhjeve”, koncesionet e ofruara nga mazhoranca janë të mjaftueshme


Kryeministri Sali Berisha i rikthehet përsëri situatës politike në vend me komente ndaj pretendimeve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e qershorit të kaluar. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha u shpreh se zgjidhja e ngërçit do të vijë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por njëherazi edhe me kompromisin e opozitës, e cila ka marrë mjaftueshëm koncesione, për kërkesat e saj. Kreu i qeverisë tha se opozita me kërkesat e saj është jashtë çdo afati ligjor, pro mazhoranca ka bërë lëshimet e saj, duke i dhënë mundësi trajtimit të pretendimeve, por pa anashkaluar normat ligjore dhe kushtetuese. Duke iu referuar diskutimeve në komisionin parlamentar të ligjeve, kreu i qeverisë tha se duhet të predominojë i kompromisi. “Të procedohet me vendimet e duhura, në përputhje të plotë me Kushtetutën, me ligjet e vendit, por edhe në kompromis me opozitës, të cilës ne i kemi premtuar. Duhet të informoni çdo qytetar, sepse çdo shqiptare dhe shqiptar duhet ta dijë se në rast se opozita ka listuar një seri kërkesash, mazhoranca ka listuar një seri ofertash dhe kompromisesh të ndershme. Disa prej tyre janë të paprecedentë në historinë e Evropës. Asnjë prej atyre që merr përsipër të lexojnë legjislacione nuk do të gjejë kurrë një komision pakicë dhe shumicë, siç jemi në të vendosur të ngremë komisionin e opozitës. Nuk ekziston një mazhorancë që t’i thotë opozitës hartoji të gjitha amendamentet dhe unë t’i votojë me kushtin e vetëm që të kenë një ekspertizë ndërkombëtare; ekziston një mazhorancë që t’i thotë opozitës dërgo të gjitha provat në prokurori dhe ne nuk pretendojmë asnjë afat, ndonëse në zgjedhje ka një afat. Afatet janë përcaktuese për stabilitetin e zgjedhjeve dhe stabiliteti i zgjedhjeve është stabiliteti i vendit dhe i demokracisë, por ne tregojmë gjerësinë më të madhe”, u shpreh Kryeministri, lidhur me ofertat drejtuar opozitës me qëllimin më të mirë, për t’i mundësuar asaj një pozicion dhe një qëndrim të ri. “Megjithatë, ishte pozitive fillimi i seancës së parë, të cilën unë e ndoqa me interes”, shtoi Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›