Klani i Kosovës

Aty ku ishte lajmi ishte edhe Klan Kosova jo vetëm përgjatë ditës së zgjedhjeve, por për më shumë se një muaj.
Qëllimi i Klan Kosovës, sipas Armend Shkullaku, drejtorit të programit të këtij televizioni, ishte që një ngjarje e madhe siç ishin zgjedhjet të mos përcillet nga shikuesi i thjeshtë vetëm në edicionin e lajmeve, por që gazetarët të ishin në vinë e parë të frontit. Jo vetëm informacionin, por ne këtë e shikojmë në mënyrë të gërshetuar, edhe dhënien e informacionit, dhënien e lajmit me komente mbi to për të pasur mundësi shikuesi të thellohet dhe të reflektojë për atë ngjarje dhe për ato informacione që ndodhin në ditë të çmuara si kjo, tha Shkullaku.
Mbulimi i fushatës nga Klan Kosova nuk ishte i koncentruar vetëm në edicioni e lajmeve. Klan Kosova kishte vendosur që emisionin e tij të përjavshëm Zona e Debatit, të kalojë nga një program javor në të përditshëm. Vendosëm që për çdo debat, kur njerëzit të dëshirojnë paraqitjen e kandidatëve, qytetarët fillojnë dhe reflektojnë kush doli më mirë, kush pati performancën më të mirë, kush e fitoi debatin dhe cili prej kandidatëve ka më shumë shanse. Këtë debat, që zakonisht e bëjmë nëpër shtëpitë tona ose në kafene, ne vendosëm ta vendosim në studio, tha Shkullaku.
Derisa në edicionet informative kishte një paraqitje të drejtë të kronikave zgjedhore, ishte Zona e Debatit nëpër të cilën parakaluam afro 8 analistë, të cilët i ballafaquan mendimet dhe argumente pro dhe kundra asaj që ofruan kandidatët të cilët përfaqësonin parti të ndryshme politike.
Njëra prej pikave më kryesore dhe më origjinale që solli Klan Kosova gjatë fushatës një mujore ishin kronikat zgjedhore. Ato lirisht mund të thuhet se kishin një stil alla Klan Kosova, duke u dalluar shumë nga kronikat e televizioneve tjera.
Kronikat, sipas Shkullakut, kanë qenë të vërteta dhe në asnjë moment nuk kanë qenë dashakeqëse apo anuse për një parti politike apo për tjetrën, për ta ngritur një kandidat dhe për ta ulur tjetrin kandidat.
Synimi i jonë ka qenë të përcjellim atë çka shohim. Domethënë njerëzit me të vërtetë të marrin mesazhet elektorale. Mesazhet elektorale për asnjë moment nuk kanë qenë të prekura në lajme, çfarë kanë thënë liderët politikë, çfarë kanë thënë kandidatë dhe çfarë kanë premtuar, ato kanë qenë korrekte, tha Shkullaku.
Fushata nuk ka vetëm premtime dhe mesazhe, por ka edhe anën tjetër, sipas Shkullakut. Nëse shikojmë që një politikan flet dhe gjysma e sallës nuk e dëgjon, nuk është mirë të themi që ky politikan u prit me entuziazëm. Nëse salla është e mbushur me fëmijë dhe jo me simpatizantë, edhe kjo përmban një problem, shpjegon Shkullaku. Sipas tij, edhe vetë partitë politike kanë parë që ky është një realitet dhe, sipas tij, tekefundit edhe politikanët janë njerëz dhe gabojnë. Fjalët më të mira të Shkullakut shkojnë edhe te stafi i ekipi i Klan Kosova, që, sipas tij, ka qenë ekipi më i mirë që ka punuar deri sot.
Po e them tani se jam shumë i kënaqur me ekipin që kam punuar. Jam i sigurt që ky është ekipi më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në media, qoftë edhe në Shqipëri, sepse këtu është eksperienca e parë dhe vërtet e them se jam shumë krenar dhe ndihem shumë mirë që punoj me ekipe të tilla si këta që kam në Klan Kosova, tha Shkullaku.
Në ditën e 15 nëntorit, ekipi i Klan Kosovës i dha vulë një mbulimi shumë të mirë të zgjedhjeve me gjithë gabimet e momentit apo streset që dalin. Në këtë ditë Klan Kosova kishte dërguar ekipet e veta në gjitha qendrat më të mëdha të Kosovës. Ishte ora 7:00 e datës 15 nëntor kur filluan transmetimet e para nga qendrat e votimit, ndërsa puna nuk u ndal edhe për 48 orë të tjera. Në ditën e zgjedhjeve, qëllimi kryesor ka qenë që asgjë të mos i shpëtojë gazetarëve dhe kameramanëve të Klan Kosovës, tha Shkullaku.
Përveç mbulimit të komunave të mëdha, gazetarët e Klan Kosovës të inkuadruar në këtë transmetim ishin edhe aty ku ishte lajmi për tia dhënë shikuesit një pasqyrë më të qartë të ditës së zgjedhjeve.
Mbulimi i qytetit të Prishtinës ishte bërë përmes 2 studiove lëvizëse dhe disa kameramanëve e gazetarëve që ishin në terren. Kryeredaktori i TV Klan, Gazmend Syla, thotë për Express së gazetarët e TV Klan kanë transmetuar live shumicën e fushatës së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Nuk është lehtë me raportuar 'live' prej komunave të ndryshme të Kosovë, kur dihet se opinionet e ndryshme prej një opinioni të ndryshëm politik dallojnë nga zona në zonë, kështu që ka pasur raste dikush nga ka shikuar shtremtë, apo edhe na ka sharë, ka thënë Syla.
Sipas tij kjo ka ndodhur në Gjakovë dhe në disa vende të tjera, por ai ka përmendur edhe rastin kur njerëzve ju ka pëlqyer puna e gazetarëve të ekipit të TV Klan. Ka ndodhur që ndonjëherë i kemi pasur tre kandidatë të komunave, të cilët kanë pritur në rend për të folur për televizionin, gjë që rrallë ndodh, ka thënë Syla.