Klarens Sedorf, akord me Korinthians
Klarens Sedorfit nuk i është ofruar ende rinovimi nga Milani. Kjo ka bërë që 35-vjeçari të nisë kontakte me disa prej klubeve braziliane. “Në fillim dua të festoj titullin me Milanin, pse jo edhe Kupën e Italisë, ndërsa në verë do të mendoj për të ardhmen time, ndonëse kontaktet me klube të tjera nuk më kanë munguar”, – nënvizon Sedorf. Dhe ai që i konfirmon këto fjalë është Ronaldo, njeriu i merkatos së Korinthiansit. “Është e vërtetë që Sedorfi na intereson shumë. Drejtuesit e klubit kanë pasur kontakte me të dhe Klarensi është shfaqur i interesuar. Por në garë është edhe Flamengo, e cila gjithashtu i ka bërë një ofertë konkrete.