Klarineta e ustallarëve
• E ka titulluar Magjia klarinetë.Një film për klarinetën. Dje në Teatrin e Kukullave, Donika Mustafaj ka shfaqur premierën e filmit të dytë dokumentar të saj, prodhimi më i ri i drejtorisë së programeve satelitore në Televizionin Publik Shqiptar. Autorja Donika Mustafaj shfaqet këtu me një profil krijues krejt tjetër nga ai që e kemi parë në filmin e saj të mëparshëm dokumentar “Jetë pezull”. Filmi sjell një aspekt të rëndësishëm enciklopedik nëpërmjet informacionit të pasur rreth origjinës së lashtë të klarinetës, kur quhej Shalymo, perfeksionimit të saj rreth vitit 1700 nga gjermani Johan Christophe Denner. Autorja ka si qëllim të tregojë sidomos si erdhi kjo vegël në Shqipëri rreth mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Filmi mbështetet shumë në biografinë artistike të muzikantëve të shquar Remzi Lela e deri te Laver Bariu.