"Trojanët" flasin shqip
• është hera e dytë e tij në Tiranë, por e para herë që do të punoj me artistë shqiptarë.Regjisori grek Vangjelis Theodhoropulos ka pranuar ftesën për të realizuar shfaqjen e parë të antikitetit grek në këtë teatër. I shoqëruar nga aktori shqiptar Laert Vasili, i cili prej vitesh jeton në Greqi, Theodhoropulos po vendos pikat e para të këtij bashkëpunimi, të mbështetur edhe nga ambasada greke. Dje në një konferencë shtypi regjisori bën me dije se në muajin korrik do të sjellë në Shqipëri “Trojanët” e Euripidit, vepër e cila premierën e saj do ta ketë në amfiteatrin e Butrintit gjatë Festivalit të përvitshëm teatror. Më pas do të zhvendoset në Teatrin Kombëtar. “Ndihem shumë i emocionuar që do të vë në skenë një vepër të antikitetit dhe gjithashtu me artistët shqiptarë”, shprehet regjisori grek, sipas të cilit një nga aktoret më të njohura shqiptare, Margarita Xhepa, do të jetë pjesë e kësaj vepre, por padyshim është në përzgjedhje e sipër edhe për artistët e tjerë.