E Diel, 1 Nëntor 2026

Lehona në kërkim, braktisi foshnjën

• DURRES - Një lehonë 38-vjeçare nga Durrësi shpallet në kërkim, pasi është vënë nën akuzën e braktisjes së foshnjës, krijesë të cilën ajo sapo e kishte sjellë në jetë.Burime policore konfirmuan faktin se, nga materniteti i Durrësit është përcjellë një denoncim për braktisje foshnje, i cili i adresohet gruas me inicialet M.H. Sipas burimeve spitalore, foshnja e braktisur ka lindur dje në orën 06:25 me anë të një lindjeje natyrale. Gruaja është regjistruar në maternitet me inicialet M.H., si banore e lagjes 13 të Durrësit. Ajo është arratisur në kohën që infermieret po merreshin me fëmijën e sapolindur, të cilën e dërguan në inkubator. Ndërkohë bluzat e bardha kanë bërë me dije se në rast se brenda tri ditësh nëna e saj biologjike nuk paraqitet në maternitet për të marrë foshnjën e saj, do të nisin procedurat për akomodimin e të miturës në Shtëpinë e Foshnjës. Ndërkohë që mësohet se dyshimet e policisë janë orientuar drejt gjendjes së rëndë ekonomike të nënës-lehonë.    o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›