Klarinetisti me karriere boterore ne arte
Një mbrëmje me diçka të pazakontë për skenat tona. Është pjesë e projektit të Qytetit të Arteve… muzikë klasike e ndërthurur me muzikë filmi, xhazi, e recitime.
Nga Mozart tek Bizet apo nga Dvorak tek Verdi e Mendelssohn, nga Jenkins tek Apocalyptica... I organizuar në sallën e koncerteve në Akademinë e Arteve, i ftuar special vjen sonte klarinetisti italian me karrierë botërore, Antonio Tinelli, i cili performoi me klarinetistin tonë të mirënjohur Fatos Qerimaj në Konzertstucke Nr. 2 e Mendelssohnit. Më pas për publikun koncerti do të pasurohet edhe me Trio Violinë, Violinçel e Piano, Kuartet Violonçelash, solistë dhe Orkestër Harqesh... nën shoqërinë e poezisë së Nerudës, Coelhos etj...