“Klasa politike të përmbushë reformat e integrimit”
Tjetër apel i kreut të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i ka bërë apel klasës politike shqiptare që të përshpejtojë reformat dhe të shfrytëzojë kohën e mbetur për të përmbushur prioritetet e Shqipërisë për integrimin.
I pyetur lidhur me reformën zgjedhore e cila është bllokuar nga opozita, ambasadori i BE-së është shprehur së shpreson që kjo reformë të mbyllet në kohë nga ana e partive politike në vend. PD dhe PS kanë kohë deri më 12 korrik për të gjetur konsensus për çështjet e mbetura pezull për Kodin Zgjedhor dhe KQZ.
Ndërkohë që në fund të muajit tetor, si çdo vit Komisioni Evropian do të paraqesë progres-raportin për vendet kandidate dhe ato potenciale për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ku pritet të jetë edhe Shqipëria.