E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton ministrat e rinj

26-06-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës ka dekretuar dje emërimin e Flamur Nokës si ministër i Brendshëm, post që Noka e merr pas zgjedhjes së Bujar Nishanit si President i Republikës. Njëkohësisht, kreu i shtetit ka dekretuar shkarkimin e Petrit Vasilit si ministër i Shëndetësisë dhe emërimin në vend të tij të Vangjel Tavos. Presidenti Topi ka dekretuar gjithashtu emërimin e Edmond Panaritit në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Edmond Haxhinastos, si ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
Këto ndryshime në qeveri vijnë pasi kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi të ndryshojë përfaqësimin e saj në qeveri për shkak të angazhimeve të komitetit për zgjedhjet e ardhshme brenda kësaj force politike.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›