E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klaten,pranon se ka kërcënuar trashëgimtaren e BMW-së

Ish-investitori bankar zviceran, tashmë zhigoloja Helg Sgarbi, i cili kishte kërcënuar dhe bërë shantazh ndaj trashëgimtares së pasur të BMW-së Suzan Klaten, pas disa takimeve të nxehta mes tyre, ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje publike përpara gjykatësve. Në përfundim të procesit gjyqësor që u zhvillua në Mynih të Gjermanisë dhe që zgjati rreth katër orë, 44 vjeçari Sgarbi është dënuar me gjashtë vite burg. "Kërkoj publikisht falje ndaj viktimës dhe familjes së saj", ka deklaruar Sgarbi përpara gjykatësve. Më pas, avokati i tij Egon Geis është shprehur përpara gjyqit se akuzat ndaj klientit të tij janë tërësisht të vërteta. Zhigoloja Helg Sgarbi ka arritur t'i marrë Klaten, njërës prej grave më të pasura të Europës, plot shtatë milionë euro me anë të mashtrimeve. Rrjedhimisht për të përfituar para të tjera, i ka bërë shantazh gruas, e cila është e martuar me Jan Klaten, se do të përhapte në media video hard të takimeve të tyre. Suzan Klaten është e bija e manjatit të gjigandit gjerman tw makinave BMW, Herbert Kuand, dhe ka në pronësi 46 përqind të aksioneve të ndërmarrjes bashkë me të ëmën e të vëllain e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›