Kleopatra në fund të detit
Vetëm sikur ai sfinks të mund të fliste... teksa ngjitet lart në sipërfaqen e ujit dhe u ofron një spektakël unik të gjithë të pranishmëve. Por po aq me padurim priten objektet e këtij thesari të dalë së fundmi nga sipërfaqja edhe nga ata që nuk mund të jenë të pranishëm këtu. Hë për hë këtë fat e kanë italianët, të cilët që nga shkurti do ta kenë thesarin në shtëpinë e tyre, dje e kishin japonezët, pak kohë më parë spanjollët.
Dhe ndoshta duhet konsideruar fat i madh që për të parë spektaklin e nxjerrjes së përbindëshit nga uji nuk erdhën të gjithë ata dy milionë të pasionuar që treguan interes të menjëhershëm për objektet e zbuluara.
"Është shumë i rëndë. Me mjetet që kemi, mundemi vetëm ta afrojmë në sipërfaqe", thotë Frenk Godio, regjisori i madh i operacioneve të rikuperimit nga fundi i detit, teksa qëndron në bashin e "Princess Duda". Gjendemi në portin lindor të Aleksandrisë, kryeqyteti legjendar i shkencës e studimeve filologjike, themeluar nga Aleksandri i Madh në vitin 332 para Krishtit.
Bregu i qytetit të sotëm, me 5-6 milionë banorë, është pak qindra metra më tej, me bibliotekën e ringjallur në pjesën juglindore, e ruajtur me besnikëri nga skulptura gjigande e Ptolemit II, i cili e ndërtoi në shekullin III para Krishtit, me fortesën në verilindje të qytetit, ku dikur qëndronte fari i famshëm.
Anija jonë gjendet në të dalë të Portus Magnus dhe pranë lagjes mbretërore, teatër i festave madhështore të kërkuara nga Mark Antoni e Kleopatra: pak a shumë mbi atë çfarë ka mbetur nga ai pallat i vogël, i quajtur Timonion, në kujtim të mizantropit të famshëm nga Athina.
Gjithçka gjendet nën ujë, nga dy në dymbëdhjetë metra, tërësisht i mbuluar që nga shekulli VIII: për shkak të efektit të kombinuar të disa faktorëve të ndryshëm, nga rënia e nivelit të bregut mesdhetar lindor, nga pesha e tepruar e monumenteve, që shkaktoi shpërbërjen e shtresës së argjilës mbi të cilën qenë vendosur, dhe nga tërmete e cunamë që nuk kanë munguar gjatë këtyre shekujve. Si të qe një Pompei i nënujshëm, me rërën e detit në vend të llavës për të ruajtur objektet nga rrënimi i kohës, sa më thellë nën ujë, aq më e mirë gjendja e objekteve.
Frenk Godio, njeriu që po nxjerr në dritë të diellit gjithë këto thesare, dridhet ende nga emocionet kur kujton ato mrekulli që ka rikuperuar nga fundi i detit: të ngulur në rërë, brenda një peizazhi magjik të përbërë nga alga e tufa peshqish, sovranë helenë kolosalë të veshur si faraonë egjiptianë, zotërinj romakë të veshur si egjiptianë.
Aleksandria qe një udhëkryq historish e kulturash, pika ku takoheshin Lindja e Perëndimi, për t‘u përzier në vepra arti origjinale. Si në statujën e Mbretëreshës Arsinoe, "e ngjashme me një perëndeshë që del nga uji me një tunikë të tejdukshme e të lagur: mahnitëse!", thotë Godio. "Extraordinaire", "fabouleux", "émouvant"...
Truphollë e i thekur nga dielli, me këmishë të hapur, ku lexohet stampa e sponsorit të operacionit (Fondacioni "Hilti", krijuar nga një kompani shumëkombëshe që operon në sektorin e pasurive të paluajtshme), Godio tregon shumë më pak nga 61 vitet që ka mbi supe. Francezi i lindur në Kazablanka (me origjinë piemonteze nga ana e të atit, nip nga e ëma i të famshmit Erik De Bishop, aventurier e eksplorator i ishujve të Paqësorit, njëherësh shpikës i katamaranit modern), me pamjen aristokratike nuk duket shumë si arkeolog: një prej atyre të vërtetëve. Ose e thënë më saktë, duket si ata arkeologët e filmave.
Ndërkaq, nuk është arkeolog i vërtetë: ka studiuar ekonomi e financë dhe i është dashur të presë deri në vitin 1983 për t‘iu përkushtuar pasionit për eksplorimin e thellësisë së deteve. "Kam zgjedhur arkeologjinë nënujore, shpjegon ai, pasi shihja budallallëqet e bëra nga gjithë ata njerëz që nuk e njihnin detin në masën e duhur". Dhe kjo është e lehtë të thuhet kur ke nën shërbim arritjet më të fundit shkencore në këtë fushë. Fillimisht në kërkim të relikeve në detin kinez, më pas, në vitin 1992, delta e Nilit.
"Në fillim nuk kërkonim asgjë, thjesht donim të bënim një topografi të qytetit të zhytur nën ujë. Kishim lexuar të gjitha tekstet, veçanërisht përshkrimin tepër të detajuar të Strabonit. Kryem inspektime të kujdesshme për vite me radhë, më pas vendosëm t‘i vërtetonim rezultatet me një seri gërmimesh në vende të caktuara".
Godio punon me mausin në dorë dhe në monitorin e kompjuterit vërehen trajtat e objekteve të formuara falë pajisjeve akustike tepër moderne, më pas vjen rezonanca manjetike nukleare, më pas rezultati i ndërthurjes së gjithë këtyre të dhënave, që shfaqen të gjitha në monitor në formën e një morie piklash, të cilat tregojnë secila një objekt në fund të detit. "Kemi një hartë shumë të saktë për mënyrën si qe shtrirë Aleksandria në shekullin II pas Krishtit, bashkë me 1500 kolonat me granit të kuq të portit", thotë Godio.
Pas punës, para kompjuterit ngjitet në atë pjesë të anijes, ku grumbullohen objektet e saponxjerra nga fundi i detit. Merr në dorë një copë graniti të zi, që në shikim të parë nuk thotë asgjë. E në të vërtetë është "tepër-tepër i rëndësishëm", duke qenë se shpejt identifikohet si pjesa e munguar e krahut të majtë të një prej statujave që tani kanë nisur udhëtimin nëpër gjithë botën, ajo e Kleopatrës III (jo e dashura e Mark Antonit, e cila është e shtata).