Serbisë tani nuk i pëlqen as Hillari Klinton!
Serbisë tani nuk i pëlqen as znj. Hillari Klinton në postin e sekretares së ardhshme amerikane të Shtetit, sepse ajo (Serbia) ka kutin e vet për vlerësimin e stafit të ngushtë, me të cilin do të punojë, në të ardhmen Presidenti i porsazgjedhur i SHBA-së, Barak Obama. Ajo (Serbia) i sheh caktimet e reja të këtij stafi në prizmin e vet të ngushtë, pa dashur të dijë për politikën globale amerikane, duke e shprehur pëlqimin ose mospëlqimin e tyre (të caktimeve) mbi bazën e asaj nëse ata janë pro-serbë ose anti-serbë ose, po ta themi ndryshe, janë pro-shqiptarë ose anti-shqiptarë. Kështu, mbas nënpresidentit Xho Bajden dhe shefit të personelit të presidentit amerikan, Ram Emanueli, të konsideruar nga opinioni publik dhe media serbe si anti-serbë dhe pro-shqiptarë, për shkak të miratimit nga ana e tyre të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Serbi për shkak të Kosovës, i erdhi radha znj. Hillari Klinton të vihet në qendër të pakënaqësisë së radhës, duke e konsideruar atë edhe më "radikale" sesa znj. Medlin Ollbrajt, sekretare amerikane e Shtetit në kohën e administratës amerikane që urdhëroi ndërhyrjen ushtarake në Serbi. Media serbe, me këtë rast, vë në dukje, duke cituar pjesë nga libri "Hillary‘s Choice" (Zgjedhja e Hillarit) të Gail Sheehy-t, që doli në qarkullim vitin e kaluar, se ishte pikërisht kjo Hillari Klinton që, në vitin 1999, ia mbushi mendjen bashkëshortit të saj, Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Bill Klinton, të bombardonte Serbinë për shkak të Kosovës. Edhe pse Presidenti Klinton, sipas medias serbe, i kishte thënë asaj se duhej të kihej kujdes se, me këtë rast, nga bombardimet mund ta pësonin edhe civilë të pafajshëm në Serbi dhe Malin e Zi, Hillari u tregua kokëfortë dhe e paepur. "Po, unë, vetë, insistova tek ai për bombardimin. Thjesht, nuk mund të lejohej që, në fund të shekullit të 20-të, të ndodhte ajo që mund të konsiderohej si holokausti më i madh i kohës sonë. Përse do të na duhej NATO-ja, nëse jo për të mbrojtur mënyrën tonë të jetesës?", citon media e lartpërmendur pjesë nga libri. Hillary Klinton, thekson media serbe, sot e kësaj dite, konsideron se lufta në Kosovë ka qenë një luftë e mirë, pasi Amerika promovoi atje vlerat e veta humanitare dhe pengoi gjenocidin. Ajo ka qenë një nga hartueset e politikës së jashtme të bashkëshortit të saj, presidentit Klinton, thekson media serbe, duke ngritur pikëpyetjen nëse ajo do të vazhdojë, edhe gjatë mandatit të saj si shefe e diplomacisë amerikane, të ndjekë politikën e jashtme të kohës së Presidentit Klinton.
Sidoqoftë, mediat serbe nuk ia hanë hakun znj. Hillary Klinton se është një politikane me përvojë të madhe, e cila, sipas kësaj medie, "gjatë të gjithë jetës së saj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndërtuar karrierën politike të bashkëshortit të saj, duke ndërmarrë, së bashku me të, sipërmarrje të rëndësishme nëpër botë gjatë mandatit të tij të dyfishtë të bashkëshortit të saj si President i SHBA-së". Media serbe kujton, këto ditë, garën mes kandidatëve për President brenda Partisë Demokrate në SHBA mes znj. Hillari Klinton dhe Barak Obamës, duke vënë në dukje se "në mitingjet elektorale znj. Hillari i përshëndeste masat, duke marrë pozën e Statujës së Lirisë së Nju Jorkut", duke mos harruar të shtojë se "fytyra e re dhe e freskët të Barak Obamës do të jetë e rrethuar me fytyrat e vjetra dhe të njohura të administratës së Klintonit". "Edhe neve po na kthehet e kaluara në të ardhmen. Gruaja, e cila njëlloj si perëndesha antike e zëmëruar, bashkëshortja e Zeusit, ia mbushi mendjen burrit të vetë baptist nga Litëll Kriku, të quajtur Bill, që të hidhte kundër nesh tomahaukun (sëpatë lufte fisesh indiane amerikane) e vetëtimave e të bubullimave, do të ketë fuqi dhe mjete kolosale në dispozicion që të ruajë rezultatet e ‘misionit humanitar‘ të saj që nisi në fund të shekullit të kaluar. Në atë kohë, ajo u tregua ndaj nesh si një perëndeshë e pamëshirshme. Nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë që të mundë të meritojmë, sot e nesër, mëshirën e saj?", vinte në dukje ditët e fundit një e përditshme kryesore e Beogradit.