E Hënë, 2 Nëntor 2026

“’Klientët’ tentuan të më vrasin djalin”

24/02/2005  Rrëfimi i babait të të keqtrajtuarit

Njëri nga pjesëmarrësit e protestës së djeshme ka qenë dhe Tom Prenga, babai i Vitorit, i cili dy ditë më parë ka patur në konflikt të hapur me dy të dyshuar si klientë të nënës dhe dy vajzave, për të cilat lagjja thotë se ushtrojnë prostitucion. Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Tom Prenga ka treguar gjithë ngjarjen dhe gjithë shqetësimin e tij të krijuar nga gratë e familjes së Ndue M.

Dy ditë më parë, djali juaj është grindur me dy të rinj. Si ka ndodhur dhe për çfarë motivesh?

Ka qenë ora rreth 17.30, kur dy persona, të cilët nuk ua kemi mësuar emrin, janë grindur me djalin tim, të quajtur Vitor Prenga. Në të vërtetë kjo është hera e dytë. Dy javë më parë këta persona, të moshës së re, të cilët i njohin edhe lagjja si fytyrë, kanë sharë me nënë e motër djalin tim dhe kanë tentuar ta shtypin me makinë, pasi Vitori u ka kërkuar që të mos shqetësojnë lagjen. Në mbrëmjen e së martës të dy këta persona kanë ardhur në lagje dhe kur kanë parë djain tim kanë dalë nga makina dhe kanë gjuajtur me automatikë. I janë afruar Vitorit dhe i kanë vënë armën në kokë në prani të gruas sime Liza, dhe vajzës Arjeta. Dikush njoftoi policinë dhe policia erdhi shumë shpejt, por dy kërcënuesit u larguan.

Përse kërkonte djali juaj që të rinjtë të mos vinin në

lagje?

Të gjitha familjet këtu janë të ardhur prej shumë viteve. Tre vite më parë këtu u vendos edhe familja e shtetasit M.N. Ai jeton me gruan dhe dy vajza. Ka ndërtuar një shtëpi dykatëshe, por asnjëri nuk punon. Në këtë banesë filluan të hynin e të dilnin shumë të rinj në çdo kohë, edhe pas mesnate. Ata vinin me makinë, bënin zhurmë në lagje, përplasnin dyert e banesës ku jetonin gruaja me dy vajza. Veprime të tilla ndodhnin çdo natë kohët e fundit. Ne si familjarë u shqetësuam, pasi aty ushtrohet prostitucion dhe kjo na kërcënonte familjet e dinjitetin tonë.

Kishim frikë të nxirrnim fëmijët edhe ditën, veçanërisht vajzat, ndërsa natën nuk bëhet fjalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›