“Po hetojmë për shtëpinë publike”
24/02/2005 Kryekomisari i policisë takon banorët e Kënetës
Kryekomisari i Policisë së Durrësit, Muharrem Bardhoci, ka pritur dje paradite katër përfaqësues të zgjedhur nga lagjja për t’i bërë të ditur situatën. Kjo është konfirmuar nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, kryekomisar Bardhoci, i cili ka deklaruar se për ngjarjen e së martës është arrestuar një shtetas i quajtur G.Hoxha, 22 vjeç, si dhe dyshohet si i implikuar edhe një person i dytë. Policia, nisur nga dëshmitë e familjarëve, ka ushtruar kontroll në banesën e Hoxhës, ku edhe ka gjetur një automatik, i cili mendohet se është arma më të cilën është terrorizuar lagjja, ndërkohë që është bllokuar edhe “Benz”-i i tij. Drejtori Bardhoci ka thënë se Hoxha është arrestuar për prishje të qetësisë publike, armëmbajtje pa leje dhe kërcënim, ndërsa nuk është shprehur nëse banesa e shtetasit të denoncuar
nga familjarët ka shërbyer për ushtrim prostitucioni. Sipas Bardhocit, ngjarja do të jetë objekt hetimi dhe vetëm pas tyre do të mund të arrihet në një konkluzion që implikon dy vajzat në ushtrim prostitucioni në mjedise publike si dhe personat e përfshirë në këtë rrjet.