Kryeprokurorja Ina Rama: “Të hapen dosjet e vrasjeve të Tropojës”
Kjo është hera e parë që një prokuror i Përgjithshëm shkon në qytetin problematik. Tropoja, ndër rrethet e para të vendit për vrasjet për hakmarrje
Tropojë - Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka kërkuar nga Tropoja hapjen e dosjeve për vitet 1998-2000. E pranishme në qytetin verior në takim me prokurorët e këtij rrethi, Ina Rama kërkoi që shumë dosje kriminale të viteve pas ’97-s dhe deri në vitin 2000 të rihapen dhe të studiohen. Kjo është hera e parë që një prokuror i Përgjithshëm shkon në këtë qytet mjaft problematik në dekadën e parë paskomuniste. Vizita e Ina Ramës në Tropojë është në vazhdën e takimeve që po bën së fundmi kryeprokurorja me prokurorë të rretheve për t’u njohur me punën e tyre dhe problemet që hasin në përballimin e detyrës.
Dosjet
Tropoja renditet ndër rrethet e para në shkallë vendi përsa u përket vrasjeve për gjakmarrje dhe hakmarrje. Vetëm gjatë 9 viteve të fundit, në këtë zonë janë vrarë në emër të Kanunit dhe të konflikteve të ndryshme mbi 150 veta, mosha mesatare e të cilëve llogaritet rreth 30 vjeç. Shifrat e viktimave bëhen publike nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit. Fenomeni i gjakmarrjes, që në trevat veriore të vendit ka qenë i pranishëm për shekuj e shekuj me radhë, u rizgjua fuqishëm pas regjimit komunist, duke kulmuar në trazirat e vitit 1997. Hapja e depove të ushtrisë në këtë vit të mbrapshtë solli në skenë “kaubojsat”, të cilët në mes të ditës vrisnin si pa të keq djem nënash. Kjo “lojë” tragjike, e cila ka vazhduar e vazhdon edhe ditët e sotme, veshi me të zeza dhjetëra gra e vajza. Vrasjet seri për gjak dhe për hakmarrje i dhanë një tjetër imazh Tropojës, trevës që njihej për bujarinë, besën e mikpritjen e saj tradicionale shqiptare.
Trazirat
Në trazirat e ’97-s, koha kur lulëzoi trafiku i armëve, u rizgjua edhe fenomeni i vrasjeve. Gjatë kësaj kohe në mënyrë të mistershme, ndonëse shumë të përfolur dhe të komentuar, në rrethin verior u futën në konflikt katër nga fiset më të mëdha të Tropojës: Hoxhajt, Haklajt, Mulosmanët dhe Hykajt. Pikërisht këtu nis seriali e vrasjeve, që shënon mbi 150 viktima. E ndërsa qyteti i Bajram Currit dhe fshati Kërnajë u kthyen në një arenë ku derdhej gjaku, askush nuk u interesua që të merrte masa për t’i thënë stop fenomenit. Me gjithë ngjarjet e rënda që kanë vijuar me vite, dosjet e këtyre vrasjeve në të shumtat e rasteve janë mbyllur.
4 Prill 2009