Maskerano: Dua vetëm Realin
16/12/2004 Ronaldo dhe Zidane e kanë ftuar të luajë në “Bernabeu”. Sigurisht është një shkak shumë i veçantë. Ka marrë dy ftesa dhe i është përgjigjur menjëherë. Me siguri është akoma shumë shpejt për të veshur bluzën e Real Madrid, por presidenti Perez, mund të investojë për një blerje shumë të rëndësishme në të ardhmen. Për koinçidencë, Maskerano ka qenë një nga futbollistët që ka kontribuar në ndeshjen kundër varfërisë: “Jam i kënaqur që edhe unë mund të kontriboja në këtë ndeshje. Nëse dua të luaj në Madrid? Më thoni një futbollist që nuk do të dëshironte të luajë te Real Madrid. Ëndërroj të vesh bluzën e Realit një ditë. Është padyshim skuadra më e madhe në botë. E ndjek kampionatin spanjoll? Po, më pëlqejnë shumë kampionati spanjoll dhe ai italian në veçanti. Cilat ndeshje të Realit ke ndjekur gjatë këtij sezoni? Nuk i kam parë të gjitha, për arsye kohore, por ndeshjet e fillimit të sezonit, i kam ndjekur të gjitha. Ndoshta atëherë skuadra kishte probleme me përshtatjen e shpejtë, por tani duket se të gjithë futbollistët e kanë marrë veten. Jam i bindur se do të jenë protagonistë, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Ajo skuadër ka futbollistë të mrekullueshëm, që janë të aftë të fitojnë trofe të rëndësishëm”. Fernando Redondo thotë se, Maskerano do të jetë një “galaktik” i ardhshëm: “Jam krenar që marr komplimente të tilla, nga një kampion i madh si ai. Ronaldo ka fituar shumë trofe me Realin dhe është një futbollist që më karikon më shumë”. Duhet të ndjekësh modelin e tij? “Nuk mendoj se në fushë ngjajmë shumë. Jemi futbollistë me karakteristika të ndryshme, por ëndërroj që kur të jem në moshën e tij, të fitoj aq shumë trofe”.
Shtypi spanjoll flet për transferimin tuaj në Madrid, në fund të sezonit: “Nuk e di, nëse Reali është i interesuar seriozisht, por nëse duan të më blejnë mund të kontaktojnë me menaxherin tim. Cilado skuadër që dëshiron mund ta bëjë këtë pa asnjë problem...”. Keni biseduar me Valter Samuel? “Po, më ka thënë se në Madrid do të gjej ambientin e duhur për të fituar. Të gjithë janë të etur për të fituar dhe më ka rekomanduar të bashkohem me të”. Si e gjykon sezonin e Samuel? “Nuk ka dyshime që është një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Akoma nuk është ambientuar plotësisht me kampionatin spanjoll, pas sezoneve të luajtura në Itali. Te Real Madrid, ai do të bëhet akoma më i fortë”.