E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: “Mezi pres ti kthehem punës”

Autori i Lajmit: Redaksia
Nju-Jork – Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, do ti kthehet punës në përpjekje për të ndihmuar Haitin pas kryerjes së operacionit në zemër në një spital në Manhattan. Ai tha se “ndihej mirë” pas operimit në spitalin Presbyterian të Nju-Jorkut, ku mjekët kryen një operacion për të hapur një arterie të bllokuar. Ish-presidenti Klinton (63 vjeç), ka kryer një operacion në të njëjtin spital para pesë vjetëve. Duke pritur me padurim për të punuar, Klinton nxori një deklaratë, ku bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për ndihma në njëmujorin e tërmetit, i cili la të vrarë më shumë se 200 000 persona dhe më shumë se një milion të pastrehë. “Ndjeva disa therje të lehta, jo dhimbje, katër ditë më parë dhe mendova të shkoj të vizitohem”, - është shprehur Klinton. “Gjatë vizitës mjekësore nuk pata asnjë problem apo frikë, sepse mjekët më thanë që zemrën e ke si 5 vjet më parë”,- tha Klinton. Kardiologu i Klintonit, Alan Schvartz, tha se ish- presidenti do të përmirësohet plotësisht dhe do të rifillojë “mënyrën e tij tejet aktive të jetës”. Brenda dy orësh pas operimit, Klinton po lëviz nëpër dhomën e spitalit, dhe Schvartz tha se ai mund ti kthehet të hënën punës së tij humanitare në vijim të tërmetit në Haiti. Bashkëpunëtorët e Klintonit thanë se ai ka punuar shumë pas tërmetit të 12 janarit në Haiti, por ata thanë se kjo nuk ka ndikuar tek problemet e tij të zemrës. "Presidenti Klinton është në gjendje të mirë shpirtërore dhe do të vazhdojë të përqendrohet në punën e Fondacionit të tij dhe në përpjekjet afatgjata për rimëkëmbjen e Haitit”, - tha në një deklaratë Douglas Band, ndihmës i një kohe të gjatë i Klintonit. Paul Farmer, zëvendës i dërguar i Kombeve të Bashkuara në Haiti, tha se Klinton ka punuar “pa pushim” që nga tërmeti. "Ai ka punuar me mish e me shpirt për Haitin", - tha Farmer. "Kushdo që ka punuar me të e di sa rëndë po punonte ai në Haiti dhe sa shumë po udhëtonte dhe mendonte për Haitin... Ai është frymëzues për ne të gjithë". Dhimbja e gjoksit, njohur teknikisht si angina pectoris, është simptomë (shenjë) themelore e gjakut dhe oksigjenit të pamjaftueshëm që merret në muskulin e zemrës. Pasoja e zakonshme e problemit është një ngushtim ose më keq, bllokimi i plotë – në njërin prej arterieve koronare që ushqejnë muskulin. Ndonëse janë dhënë pak hollësi për operacionin e ish-presidentit, në raste të tilla një kateter plastik shtohet në një arter në një krah apo këmbë dhe shkon në vendin e duhur. Pastaj futet një balonë në zonën e zgjeruar dhe një valvolë – një tub i shkurtër – qëndron aty për ta mbajtur arterin hapur.

Ky lajm është publikuar: 14/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›