Libri i Vespës, Berluskoni rrëfen gjithçka
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano – Miqtë me të cilët ajo ka bashkëbiseduar dje thanë se ajo ishte e çuditur, por dhe e hidhëruar në të njëjtën kohë. Kjo sepse gjatë mbrëmjes së të martës asaj nuk i ishte rezervuar asnjë vend në poltronë. Dhe në fakt, vetëm një ditë më vonë, Barbara Berluskloni u pa ti mbyllte derën përpara syve të babait, botuesit të librit më të ri të Berluskonit. Por çfarë shkruhet në librin më të ri të Bruno Vespës për kavalierin e veçanërisht për Barbarën? “Është një vajzë shumë inteligjente, – thotë kryeministri. - Ka shumë dëshirë për të ecur përpara dhe nuk i mungojnë mundësitë që të zgjedhë mes shumë rrugëve, ndryshe nga mundësitë e mia. Fëmijët e Berluskonit u takuan në Villa San Martino (mungonte vetëm Luigi që kishte impenjime studimore). Aty ndodhen Marina dhe Piersilvio, dhe për shkak të punës në kompaninë “Fininvest”, “Mondadori” dhe “Mediaset” do të kenë tani e tutje më shumë përgjegjësi. Ndërsa për sa u përket marrëdhënieve të përkeqësuara të fëmijës së parë të kavalierit me ish-gruan e tij, Veronikën, nuk flitet. Kështu, shuplaka e ardhur nga Roma paska qenë një surprizë. Sigurisht, Barbara nuk do të ketë vështirësi për tu sistemuar në shtëpinë e Fininvestit. Por ajo dhe objektivi i saj i shpallur shumë kohë më parë me sinqeritetin më të madh: “Më pëlqen komunikimi dhe botimi, ndërsa televizionet më interesojnë më pak”, i kishte thënë në momente kur nuk dyshonte. Dhe në rast se do të kishte pasur dyshime në ambiciet e saj: “Të hyj tek Mondandori, për këtë studioj,- kishte porositur ajo. - Më pëlqen dhe është dëshira e babait tim”. Por me sa duket, babai kishte ndërruar mendje. Sepse nga ajo kohë tashmë kishin kaluar shumë vite. Ka ndodhur kërkesa e divorcit të Veronika Larios, ndërsa sot, pa asnjë mundësi marrëveshjeje, topi është në duart e gjykatësit, siç ka thënë Berluskoni, – i duhet vetëm të kënaqet me çekun prej 200 mijë eurosh në muaj dhe jo 3.6 milionë në muaj që ajo kishte kërkuar, pa folur ende për aksionet dhe pasuritë e tjera të shoqërive. Dhe kryeministri, me sa duket, ka vendosur të mos i bëjë publike përplasjet e saj me fëmijët e tij, duke pranuar me një frazë të thatë: “Janë shumë mirë së bashku”, por kjo, me sa duket, nuk është një argument bindës. Megjithatë, Berluskoni pranon se shumë nga këshillat e saj për shoqërinë kanë qenë të vyera. Si në rastin kur e këshilloi që të mos i shiste asetet e tij mediatike tek manjati i medias Rupert Murdoch, shumë vite më parë. Ndërkohë, që fëmijët e tij, Marina dhe Piersilvio, i kishin këshilluar të kundërtën. “Sot nuk ka asnjë shenjë lufte në shtëpinë Berluskoni”, - citohet të ketë thënë Barbara. “Nëse babai im do të jetë i drejtë nuk do të ketë zënka as në të ardhmen? Pyetjes për raportet me zonjën, Kavalieri i përgjigjet kështu: Nuk bëhet fjalë për trashëgiminë, por shtëpinë dhe çekun më duhet tia jap. Ndërsa për fëmijët Kryeministri deklaron: “Me ta nuk kam asnjë vështirësi dhe Marina do të vazhdojë të drejtojë Mondandorin”. Se si do të jetë kjo e ardhme mbetet për tu parë.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010