E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA zbulon detajet e nxjerrjes së K-129 nga Paqësori

Autori i Lajmit: Androkli DraloUASHINGTON – Më 1974, shumë larg Pacifikut, një anije amerikane duke pretenduar se ishte një anije minëvendosëse peshkoi një nëndetëse të fundosur nukleare sovjetike nga thellësitë e Oqeanit për ta çuar më pas drejt brigjeve havajane. Pas më shumë se 30 vjetësh mbajtje sekret të këtij operacioni, CIA ka lëshuar një raport ku konfirmon detajet e këtij operacioni të quajtur projekti Azorian. Të dhënat u vunë në dispozicion të Arshivës Kombëtare të Sigurisë pas kërkesës nga Instituti i Lirë i Informacionit. Dokumenti është 50 faqe dhe në të CIA përshkruan të gjitha detajet e operacionit në mënyrë kronologjike. Aty përshkruhen përpjekjet që inxhinierëve amerikanë, të cilët arritën të tërhiqnin mbetjet e nëndetëses K-129 vetëm në gusht të vitit 1974. Pas ankorimit të nëndetëses, amerikanët gjetën brenda saj trupat e 6 marinarëve sovjetikë dhe për shkak të sekretit të operacioneve u detyruan ti varrosnin vetë ata. Megjithatë, pavarësisht raportit sekret, shumë nga detajet e Projektit Azorian mbeten të pazbardhura, pasi janë groposur nga CIA. “Informacioni që përshkruan raporti është shumë i vakët që nga fillimi deri në fund”, - thotë Mattheë Aid, kërkuesi i cili është marrë me këtë çështje që prej vitit 2007. “Ajo që mungon në fund është se çfarë fituam ne nga ky operacion?” Operacioni ngjalli dyshimet e anijeve dhe helikopterëve sovjetikë që rrethuan menjëherë hapësirën detare ku ishte mbytur nëndetësja e tyre bërthamore. Amerikanët u shpjeguan se ata ishin duke vendosur mina në thellësi të oqeanit për arsye eksperimentale. Gazetat e bënë për herë të parë publike këtë histori një vit më vonë, më 1975 dhe ishte pikërisht gazeta amerikane The Neë York Times me gazetarin Seymour Hersh dhe Jack Anderson. CIA heshti dhe nuk e konfirmoi lajmin e Tajmsit. Trupat e marinarëve të varrosur në SHBA iu kthyen Rusisë në vitin 1990, kur president i Rusisë ishte Boris Jelcin. Tani artikulli i CIA-s, i shkruar nga një person i paidentifikuar që është operativ i shërbimit sekret, sjell edhe një herë tjetër luftën e ashpër të armatimit bërthamor SHBA-Bashkim Sovjetik ndërkohë që të dyja vendet sot janë shumë afër firmosjes së marrëveshjes së re për çarmatim bërthamor. Këto dy vende kanë qenë gjithmonë në garë për të nxjerrë informacione sekrete të njëra-tjetrës dhe në fusha të tjera ku dy superfuqitë rivalizojnë. “Të ngresh nga uji një nëndetëse me peshë rreth 1,750 tonë nga një thellësi 16,500 këmbë, nuk ka ndodhur ndonjëherë”, - shkruan artikulli. “Një qeveri apo organizatë që ndërmerr një iniciativë të tillë nuk mund të ishte e sinqertë me qytetarët e saj. Për kërkuesit, kjo tingëllon si një justifikim burokratik për projektin që mendohet të ketë kushtuar 1.4 miliard me vlerën e dollarit të sotëm. Nëndetësja bërthamore sovjetike me 3 raketa balistike dhe e pajisur me koka bërthamore, por dhe torpedo, u mbyt në vitin 1968, 1560 milje në veriperëndim të ishujve Havai.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›