Klintoni përgëzon Sejdiun dhe Thaçin për suksesin e Kosovës
Autoritetet kosovare morën sërish mbështetjen e SHBA-ve. Kosova, sipas Klintonit, është “demokracia më e re e botës”
Blerina Olldashi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, rikonfirmoi dje mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën. Në konferencën për shtyp me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, Klinton konsideroi se Kosova ka arritur një progres të madh gjatë këtij viti të pavarësisë, por edhe rolin që ka luajtur kjo pavarësi për stabilitetin e rajonit. Në konferencën për shtyp, sekretarja Klinton e quajti Kosovën “demokracia më e re e botës”. “Ne mbështesim shtetin e ri të Kosovës. Kosova ka arritur progres gjatë një viti pavarësi dhe është shndërruar në një faktor stabiliteti. Përgëzoj presidentin dhe kryeministrin për këtë vit qeverisje, të cilët i inkurajoj për përballimin e sfidave që kanë përpara”, - është shprehur Klinton para autoriteteve kosovare. Ndërsa presidenti Sejdiu i shprehu me këtë rast zonjës Klinton mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka dhënë garancinë se qeveria kosovare po ndërton një shtet multietnik. “Shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës. Pa këtë ndihmë Kosova nuk do të kishte arritur në këtë pikë ku është sot. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj! Gjatë një viti pavarësi Kosova ka dhënë prova se është faktor stabiliteti dhe se është e gatshme për një fqinjësi të mirë me të gjitha vendet”, - deklaroi Sejdiu. Ndërsa kryeministri Thaçi, përveç falënderimit për ndihmën e dhënë, rikonfirmoi prirjet e qeverisë së tij për krijimin e një shteti demokratik dhe multietnik. “Mbështetja e SHBA-ve ka qenë e jashtëzakonshme. Marrëdhëniet me Amerikën do të mbeten të shkëlqyera. Kosova dhe populli i saj i përulen Amerikës. Jemi shumë krenarë për punën e bërë në një vit pavarësi. Njëvjetori i pavarësisë u shoqërua me progres. Kemi pasur 55 njohje dhe besoj se do të kemi edhe njohje të reja gjatë këtij viti. Gjithashtu kemi instaluar një qeverisje të mirë dhe multietnike”, - theksoi Thaçi, i cili vlerësoi se pavarësia ka sjellë më shumë paqe e stabilitet në rajonin e Ballkanit. Në këtë konferencë për shtyp sekretarja Klinton u shpreh se me autoritetet kosovare u diskutua rreth çështjeve ekonomike dhe politike të shtetit më të ri, i cili fitoi pavarësinë nga Serbia me ndihmën e SHBA-ve.
27 Shkurt 2009