Klodian Saliu: Akuza kërkoi burg përjetë para vrasjes

03/03/2005 Më 12 janar 2005, Gjykata e Lartë dha pafajësi, si Shkalla e Parë dhe Apeli i Durrësi
Në janar 2005, në Gjykatën e Lartë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Klodian Saliut, por sërish vendimi ka qenë pafajësi. Kjo ka ndodhur një muaj e gjysmë para se i pandehuri të vritej në Maminas të Durrësit. Akuzat për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe vrasje me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, janë rrëzuar nga gjyqësori, duke mos pranuar pretendimin ligjor të Prokurorisë, që kërkonte burgim të përjetshëm për të pandehurin.
Seanca
Më 12 janar 2005, Prokuroria e Përgjithshme ka përfaqësuar akuzën ndaj të pandehurit Klodian Saliu. Tre kanë qenë pretendimet e prokurorëve në dosje. Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës dhe ajo e Apelit të po këtij qyteti, kishin dhënë më parë pafajësi për të pandehurin. Pas relatimit të akuzës, sërish Gjykata e Lartë nuk vendosë pro kërkesës së prokurorëve për burgim të përjetshëm. Ajo lë në fuqi vendimet e shkallëve më të ulëta.
Vrasjet
Sipas materialeve që janë në dosje, më 29 tetor 1998, në kodrat e Rrashbullit, pranë postbllokut të shinave të trenit në Durrës, është goditur me armë zjarri makina tip fuoristradë, në të cilën udhëtonin Viron Curri, Marsel Sotiri, punonjës të doganës dhe Arjana Pasha. Për pasojë kanë gjetur vdekjen Curi dhe Pasha, ndërsa ka mbetur i plagosur Marsel Sotiri. Nga të shtënat është plagosur dhe një punonjës i një lavazhi aty pranë. Çështja është pezulluar dhe ka rinisur në tetor të vitit 2000. Në këtë datë është arrestuar Klodian Saliu, si autor i mundshëm i ngjarjes së tetorit '98-të.
Vendimet
Pas dy vjet hetimesh dhe seancash gjyqësore, më 6 qershor 2002, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë vendim pafajësie për Klodian Saliun, për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të. I njëjtë ka qenë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të këtij rrethi, ndonëse kërkesa e Prokurorisë ka qenë për burgim të përjetshëm. Vendimi i Apelit është dhënë më 2 shkurt 2004, që rijep pafajësi për Saliun. Prokuroria ka reaguar, duke i cilësuar vendimet si shkelje të procedurave ligjore.
Arsyetimet
Gjykata për të arsyetuar pafajësinë ka bërë shkëputjen e lidhjes organike të provave. Apeli i Durrësit ka vënë në dyshim armën automatike si provë materiale për çështjen, për shkak se në dosje janë administruar dy raporte shërbimi. Te i pari numri i armës është 230514, ndërsa te i dyti numri është 111235514. Sipas Prokurorisë, ajo është njëra nga armët që kanë kryer vrasjet dhe nuk ka shkelje ligjore në asnjërin nga raportet.
Arma automatik Arma e krimit automatik, e gjetur pranë makinës së braktisur ku janë qëlluar tre personat, përdorur për kryerjen e krimit është një nga provat. Sipas aktit balistik, rezulton që prej saj të jenë qitur 18 gëzhoja të gjetura dhe fiksuara në vendngjarje. Gjurmët e gishtave të të pandehurit janë gjetur e fiksuar në xhamin e autoveturës së braktisur pas kryerjes së krimit. Maskat me fije të flokut të gjetura në vendngjarje, sipas ekspertizës biologjike dhe nëpërmjet krahasimit të ADN-së, kanë rezultuar se i përkisnin të pandehurit Klodian Saliu. Fijet e flokut Fijet e flokut janë një tjetër provë e administruar dhe paraqitur nga akuza në gjykatë. Sipas hetuesve, gjetja, marrja në dorëzim, fotografimi dhe trajtimi si provë i fijeve të flokut, u bë me procesverbal të rregullt. Sipas aktit të parë të ekspertimit, pesë fijet e flokut të gjetura në një kapuç, kanë vlera identifikuese. Ndërsa fija e flokut e marrë si model për krahasim nga i pandehuri, u bë sipas procedurave ligjore. Nuk i ka munguar dhe akti i ekspertimit, ADN-ja e provës, që është bërë në laboratorin shkencor në Romë. Përgjigjja italiane ka konkluduar se floku i vendngjarjes është i Klodian Saliut dhe kjo është vlerësuar e vlefshme në njërin prej vendimeve të Gjykatës së Lartë, i marrë më 18 qershor të vitit 2003. Gjurma e gishtit Gjurma e fiksuar në xhamin e automjetit të krimit i përket të pandehurit Klodian Saliu. Sipas Prokurorisë, Gjykata e Apelit është përpjekur ta nxjerrë si provë të pavlefshme, duke mos mbajtur parasysh detyrat e lëna nga Gjykata e Lartë për këtë çështje.