Klopp synon fitore ndaj Arsenalit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp synon të fitojë kundër Arsenalit në Emirates Stadium të mërkurën pas triumfit si mysafir ndaj Bayern Munichut të shtunën.
Dortmund fitoi 1-0 në Allianz Arena dhe iu afrua në dy pikë liderit të Bundesligës. Klopp është optimist se skuadra e tij mund të mposht edhe Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
“Nuk ka asgjë më mirë se të fitoni kundër ekipeve të mira. Ne e arritëm këtë kundër Bayernit dhe mund ta bëjmë sërish të mërkurën”, tha Klopp për televizionin Sky në Gjermani.