Klos, hetim ndërtimeve të paligjshme
KLOS - Prokuroria e Matit ka nisur hetimet në Bashkinë e Klosit pasi një valë ndërtimesh të paligjshme kanë nisur në të gjithë qytetin. Ka mjaftuar një denoncim i një banorit që të nisin hetimet dhe të verifikojnë gjendjen. Prokurori i këtij rrethi Lazër çardaku ka urdhëruar vartësit e tij të nisin menjëherë hetimet, jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha ndërtimet e paligjshme në këtë qytet. "Ndërtimet në çdo njësi vendore bëhen me lejen e KRRT-së së bashkisë apo komunës. KRRT-ja e Bashkisë së Klosit nuk është mbledhur prej verës së vitit 2009. Gjatë muajve të fushatës për zgjedhjet lokale individë të shumtë kanë mësyer mjediset publike, duke ndërtuar objekte të ndryshme, madje dhe disa katëshe", bënë të ditur burime nga Prokuroria. Prokurorët e kësaj çështjeje kanë kontaktuar me drejtuesit e bashkisë dhe me individët që ndërtojnë ku të munden, madje dhe në zona që përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve. h.p