E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Qeveria po dështon zgjedhjet

 

Sekretari organizativ socialist, Blendi Klosi, i bëri apel qeverisë të marrë vendim për karta identiteti falas për ata shtetas që nuk kanë pasaportë. Gjatë një konference për shtyp, Klosi tha se në të kundërt, qeveria do të marrë mbi supe shkatërrimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. “Nëse kjo qeveri do të vazhdojë të aplikojë taksën e votës, do të marrë mbi vete dështimin e shkatërrimit të një procesi zgjedhor, vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Klosi. Sipas tij, 68 ditë nga zgjedhjet e qershorit, edhe pse fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore po afron, ende jemi larg kushteve të nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›