Klosi: Vetëm 1/8 e shtetasve pa pasaportë kanë aplikuar
Partia Socialiste ka vijuar përsëri ngritjen e shqetësimit për pajisjen e të gjithë qytetarëve me karta identiteti. Deputeti i saj, Blendi Klosi deklaroi se për daljen nga kjo situatë, duhet një angazhim shumë i madh i qeverisë. Për më tepër theksoi Klosi se PS i mbetet shumë fortë propozimit se arsyeja ekonomike është një nga arsyet e mospajisjes së shtetasve shqiptar me karta identiteti.
Edhe një herë Klosi i ka kërkuar qeverisë që të krijoj mundësi për dhënien falas të këtyre kartave të identitetit. Klosi deklaroi se në bazë të informacionit zyrtar nga qeveria, janë më pak se 100.000 votues pa pasaportë, të cilët kanë aplikuar, ndërkohë që numri total është 800.000 të tillë në tërësi. Pra, 1/8 e tyre kanë aplikuar, ndërkohë që mbetet edhe një muaj e gjysmë nga data e fundit kur mund të aplikohet, tha Klosi. Edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit Ad Hoc të majtët dhe të djathtët patën përplasje për shifrën e mbetur të personave pa kartë identiteti. Sipas klosit, konstatohen shkeljet e mëdha që ka i gjithë ky proces, duke filluar nga mos respektimi i kontratës koncesionare, gjë që ka sjellë mos shtrirjen e procesit në gjithë territorin dhe si pasojë ka një numër shumë të ulët të pajisjes me karta të shtetasve. I pyetur për interesin e mediave nëse ka konfuzion procesi paralel i aplikimit me pasaporta biometrike që ka nisur dje me procesin e aplikimit për karta identiteti< Klosi u shpreh se pa dyshim që ishte një shqetësim i anëtarëve të opozitës në komision, ku kemi kërkuar që procesi i aplikimit për pasaporta biometrike të frenohet, pasi e konfuzion procesin e aplikimit për karta identiteti. Deputeti Klosi vuri në dukje se nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë u dha garancia që nuk do të ketë konfuzion midis dy proceseve. Sipas tij, aplikimi paralel edhe për pasaportat biometrike është një problem, që qeveria duhet ta kishte evituar.