PD: Qytetarët do të votojnë kundër socialistëve
02/06/2005 Partia Demokratike menjëherë pas publikimit të sondazhit të zhvilluar nga Gallup dhe MJAFT ka deklaruar se shqiptarët edhe një herë kanë kërkuar ndryshimin nga regjimi i dështuar i qeverisë aktuale. PD deklaron se ajo së bashku me aleatët e saj do të fitojnë zgjedhjet që do të mbahen më 3 korrik. “Shumica më e madhe popullit shqiptar kërkon ndryshimin nga regjimi socialist i dështuar dhe korruptiv i Fatos Nanos. Për shqiptarët, Partia Demokratike dhe aleatët e saj, "Koalicioni për Ndryshim", është parti e shpresave dhe e ndryshimit të tyre. Ne jemi të sigurtë që njerëzit do të shpallin PD dhe aleatët e saj, si përgjigje ndaj regjimit të Fatos Nanos, në të vetmin votim të opinionit publik që ka rëndësi vendimtare ditën e zgjedhjeve, të dielën më datë 3 korrik“, thuhet në deklaratën e PD-së. Sipas deklaratës, ky sondazh tregoi edhe një herë se njerëzit kanë humbur durimin nga premtimet e Kryeministrit. “Nano ndoshta habitet se pse ai dhe qeveria e tij, urrehen nga shumcia e shqiptarëve. Ai nuk ka guxim të flasë për rekordet shkatërruese të 8 viteve të qeverisjes tij. Atëherë për çfarë mund të bëjë ai fushatë? Për më shumë premtime falso dhe boshe? Njerëzit kanë humbur durimin me premtimet e tij, dhe këto anketime në lidhje me zgjedhjet janë treguesi më i mirë për këtë. Më 3 korrik, populli do të flasë dhe ne jemi të sigurtë se do të votojë ndryshimin”, thuhet në reagimin e PD-së.