E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo paraqet kandidatin e Skraparit

02/06/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka prezantuar në rrethin e Skraparit kandidatin për deputet të zonës elektorale numër 79, Adriatik Koromani. Gjatë prezantimit, Milo u ka kërkuar banorëve të Skraparit që të votojnë për alternativën e majtë në zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas tij, “kandidatët e së majtës janë anëtarë të një familjeje, nuk jemi kundërshtarë, por jemi shokë dhe kolegë, që konkurrojmë në mënyrë demokratike brenda të majtës”. Në këtë zonë elektorale kandidon dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, si dhe ai i Partisë Socialiste, Adnor Shametaj. Megjithatë, për sistemin proporcional duket se do të përfshihen dhe partitë e tjera të vogla. Partia Socialiste ka kërkuar që në votën për partitë elektorati të zgjedhë aleatët, ndërsa për mazhoritarin të shprehet pro kandidatit socialist. Ndërsa në të kundërt me këta, LSI ka kërkuar votën e elektoratit si në mazhoritar dhe në proporcional, duke u shprehur kundër formulës së "Dushkut të Madh".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›