E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Çdo mjet demokratik për largimin e Berishës



Partia Socialiste ftoi dje të gjithë qytetarët të marrin pjesë në valën e re të protestave që po përgatiten të nisin. Deputeti Blendi Klosi tha se Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet demokratik për të larguar Sali Berishën nga pushteti. “Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet në arsenalin e tij demokratik, për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për të gjithë shqiptarët. Prandaj, sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që t’i japim të gjithë sëbashku kësaj qeverisje të paaftë e të korruptuar një përgjigje e një mesazh të fortë, që shqiptarët nuk kanë ndërmend ta mbajnë mbi shpinë Sali Berishën përjetësisht”, u shpreh Klosi. Selia rozë ka bërë përgjegjës Kryeministrin Berisha për situatën e rëndë ekonomike që po përjetojnë shqiptarët. “Kriza që nuk e prek Saliun, oborrin e tij dhe as familjen në pushtet, po i sfilit deri në palcë të gjithë shqiptarët”, theksoi deputeti Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›