E Diel, 1 Nëntor 2026

LRI, në Kongresin Botëror të rinisë së Internacionales Socialiste



Shqipëria përfaqësohet në Kongresin rinor të Internacionales Socialiste në Suedi nga LRI. Forumi rinor i Lëvizjes Socialiste për Integrim mori pjesë në Kongresin Botëror të 28 të forumit rinor të Internacionales Socialiste, që u zhvillua në Suedi. LRI u përfaqësua nga Blerina Kazaferi dhe Majlind Lazimi, të cilët zhvilluan takime me personalitete të rëndësishme të politikës së jashtme që ishin të ftuar në këtë eveniment si Rassmusen, Monah Salin, kryetarja e Partisë Socialiste të Suedisë, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të IUSYT Johan Hassel. Sekretari i Përgjithshëm i IUSYT shprehu mbështetjen e tij për LRI, për një anëtarësim të afërt në këtë organizatë. Gjithashtu LRI gjeti mbështetje dhe nga Presidiumi i ECOSYT, në të cilën Lëvizja Rinore për Integrim është tashmë anëtare. Në zgjedhjet e këtij kongresi, Presidenca e këtij forumi kësaj radhe i shkoi Amerikës Latine, ku presidente u zgjodh Viviana Piñeiro nga Uruguai. Sekretari i Përgjithshëm u rizgjodh Johann Hassel nga Partia Socialiste e Suedisë. Zgjedhje u zhvilluan gjithashtu dhe për presidiumin dhe komisionin e kontrollit të IUSYT. Forumi rinor i Internacionales Socialiste u formua në 1907 në Shtutgart. Ai përfshin forume rinore nga organizata socialiste, social-demokrate si dhe partitë laburiste, nga më shumë se 100 vende të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›