E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të lodhur nga tatuazhi juaj? Një mundësi e re për ta hequr

23/04/2005  Ndonjë herë, për fat të keq, na qëllon të bëjmë një tatuazh dhe më pas të mos e duam më. Çfarë duhet të bëjmë. Tashmë për të gjithë ata që duan të lehtësojnë veten nga pesha e një tatuazhi të padëshiruar, ka një mundësi të re për ta hequr. Heqja e tatuazhit mund të bëhet në dy mënyra:

Me ndërhyrje kirurgjikale: Nëse tatuazhi është i përmasave të mëdha, atëherë edhe heqja e tij kërkon më shumë kohë dhe shenja që mbetet është edhe më e madhe se vetë tatuazhi. Teknikat kirurgjikale, aktualisht, nuk janë të përdorura për të hequr shenjat. Në përgjithësi, aplikohet një anestezi lokale për të hequr tatuazhin dhe shenjat e mundshme, sipas madhësisë së tatuazhit ndërhyrja në një seancë të vetme. Në rastet më ekstreme dhe me probleme, kur shenja e mbetur pas heqjes së tatuazhit është shumë e dukshme, përdoren edhe teknikat e kirurgjisë plastike. Por kostoja e saj është e lartë, kjo jo më shumë për vlerën e saj monetare, por për ndonjë shenjë që nuk mund të hiqet edhe me ndërhyrjen kirurgjikale.

Laser: Kohët e fundit janë eksperimentuar, madje me shumë sukses, tipa të rinj laserësh si CO2 dhe Erbium, që veprojnë direkt mbi pigmentin e tatuazhit, duke ngordhur qelizat që kanë thithur ngjyrën, por pa dëmtuar lëkurën.

Në këtë rast bëhet një rinovim i qelizave të vdekura me të tjera të reja pa pigment. Me laserin CO2 dhe Erbium është i mundur eliminimi i tatuazhit vetëm me një aplikim të thjeshtë. Në ditët e sotme medota e laser-it është shumë e përhapur dhe e specializuar, duke evituar në mënyrë të ndjeshme probleme të ndryshme si dhe nuk ka emisione të rrezeve. Disa nga laserët që përdoren janë quajtur

Q-Switched. Kjo teknikë të lejon të realizosh heqjen e pigmentit të ngjyrosur si dhe eliminimin e saj të plotë përmes degradimit të qelizave. Avantazhi i kësaj teknike është eliminimi i efektit të madh termik mbi lëkurë, duke pasur kështu një rezultat të jashtëzakonshëm estetik. Procesi i zhdukjes së plotë të tatuazhit është gradual dhe parashikon disa seanca trajtimi. E rëndësishme për t’u nënvizuar këtu është heqja e ngadaltë që minimizon në maksimum rrezikun për krijimin e shenjave jo estetike.

Kostoja dhe rezultatet: Në përgjithësi eliminimi i tatuazhit kërkon disa seanca, zakonisht nga 3 deri në 8 seanca, kjo në varësi të ngjyrës, pigmentit dhe të thellësisë së tatuazhit.

Për të vlerësuar rezultatin nevojiten 4 deri në 8 javë. Në fakt, përfundimi varion edhe nga tipi i lëkurës dhe nga përbërja e pigmentit të përdorur për tatuazhin.

Kostoja e trajtimit të plotë varion nga 250 deri në 500 euro për çdo seancë, sipas numrit të ngjyrave dhe madhësisë së tatuazhit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›