“Klounët”e Fellini-t shfaqen në “Marubi”
Një krijim mbi fëmijërinë. Ky është “Klounët” e Federiko Fellini-t. Kinemaja e së enjtes, na fton në Kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” me pak nostalgji. Do të shfaqet “I Clowns”, një krijim i mjeshtrit italian që datohet në vitin 1971. Në këtë film qellini tregon admirimin që kishte për botën e cirkut e më së shumti për klounët, të cilët i kishin tërhequr qysh fëmijë, aso kohe kur një trupë cirku u vendos pranë shtëpisë së tij. Fillimisht ai mendoi të krijonte një film dokumentar mbi jetën e klounëve të fëmijërisë së tij, ndaj vendosi të ndiqte një kompani gaztorësh, për të kuptuar se ç’ndodhte në të vërtetë me ta. Rrugës takoi emra të mëdhenj dhe histori të mrekullueshme, të cilat nuk deshi t’i konsumonte në një dokumentar, por në një film artistik, që konsiderohet si një ndër më të arrirët e karrierës së tij. Përveçse regjisor e skenarist, Fellini është edhe vetë i pranishëm në këtë film, në krah të Riccardo Billi, Tino Scotti, etj. Filmi shfaqet sot në orën 19.00. Hyrja është e lirë.