E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Arteve, ekspozitë plastike

 

Nuk ka më kufij. Artet janë shkrirë me njëri-tjetrin dhe artistët kanë shumë më tepër mundësi. Kjo është mundësia që u është dhënë studentëve të Fakultetit të Arteve Pamore, në ekspozitën që hapet sot. Sipas organizatorëve “që me ndërhyrjet Dadaiste të fillim shekullit të shkuar, pagëzimi i një situate apo objekti vepër arti ka qenë nën kompetencat e artistit, që e ka krijuar. Pra qëllimi i artistit ka triumfuar mbi nocionet akademike për artin, duke neutralizuar kështu aureolën e tij të bazuar mbi hierarkinë autokratike të mediumeve dhe materialeve të ndryshme. Ky pozicionim, ka çuar më tej edhe në vetë shkrirjen e kufijve mes mediumeve dhe materialeve”. Të nisur nga kjo premisë një grup studentësh të zgjedhur nga Fakulteti i Arteve të Bukura kanë marrë plastikën si një medium me një potencial të pasur për ta vënë nën lenten e artistit bashkëkohor. Studentët janë përpjekur për të ngritur portat e digës, të venë në lumin e mundësive që ofron koncepti i plasticitetit përtej kategorisë tradicionale të plastikës. Ky projekt do të realizohet në formën e një ekspozite, e cila do përurohet sot në orën 18:00, në hapësirat e Galerisë së Fakultetit të Arteve të Bukura në Akademinë e Arteve, Tiranë. Studentët pjesëmarrës janë përzgjedhur nga atelietë dhe vitet e ndryshme. Kurator i ekspozitës është artisti i ftuar Helidon Gjergji. Ekspozita, pjesë e programit “Brain Gain” do të jetë e hapur deri në 12 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›