E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubet italiane,366 milionë euro gjatë merkatos



366 milionë euro është shuma që pret të arkëtojnë klubet kryesore të Italisë nga shitjet e fundit disa prej yjeve të tyre. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë të lojtarëve që mund të largohen nga Interi, Milan, Juventus, Roma, Fiorentina, Lacios, Samp dhe Xhenoas, pa harruar Kaljarin, zbulojmë se pas shitjeve të disa prej futbollistëve, klubet e Serisë A, do i mbushnin plotë e për plotë arkat e tyre. Ndër emrat që kushtojnë më shumë janë Baloteli (35 milionë euro), Maikon (30 milionë), Muntari (14 milionë), Huntelar (15 milionë), Kamoranezi (2 mln), Tiago (6 mln), Amauri (20 mln), Diego (25 mln), Iakuinta (15 mln), Poulsen (8 mln), Felipe Melo (20 mln), etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›