Vendimi, pesë arbitra në Ligën e Kampioneve
Komiteti teknik i UEFA-së në mbledhjen e mbajtur në Kardif ka vendosur që në ndeshjet e Ligës së Kampionëve duke filluar që këtë vit, drejtësinë ta ndajnë pesë arbitra. Sipas tyre ky eksperiment është treguar shumë i suksesshëm në ndeshjet e edicionit të kaluar të Europa Ligës dhe tani do të shfrytëzohet edhe në kompeticionin më prestigjioz të kontinentit. Ndryshimi i ri pritet të aplikohet deri në vitin 2012, kur në rend të ditës mund të vijë edhe përdorimi i teknologjisë, e cila arbitrave do t’u kishte lehtësuar punën në rastet e zgjedhjes së situatave më të ndërlikuara. Ndërkohë, që në tetor të këtij viti do të diskutohet mundësia e përdorimit të teknologjisë.