E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndarja vjen nga frustrimi i serbëve"

• "Edhe pse situata dhe ndonjë veprim i mundshëm i Serbisë ngjason sikurse Serbia synon ta ndajë Kosovën, kjo ende nuk është politikë zyrtare", tha politikani serb, Oliver Ivanoviç.

"Shpallja e pavarësisë nuk do të thotë asgjë më shumë se një deklaratë. Asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar në jetën e njerëzve, qoftë në atë të shqiptarëve apo të serbëve. Ne nuk e pranojmë këtë pavarësi, pavarësisht nga fakti nëse atë e kanë njohur 30 shtete. Mendoj se ky numër është larg shumicës në OKB dhe përderisa pavarësia e Kosovës nuk verifikohet nga Kombet e Bashkuara, nuk mund të llogaritet se Kosova është vërtet vend i pavarur dhe sovran", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›