Koalicion i majtë paraelektoral
01/06/2009 Propozimi i Koçit
Në një komunikim me medien kryetari i Partisë Socialiste të Vërtetë ’91, Petro Koçi, ka propozuar dialog paraelektoral mes koalicioneve të majta dhe mes drejtuesve të lartë të së majtës. "Në kushtet politike të krijuara, për të maksimalizuar pjesëmarrjen pa mungesa të socialistëve në procesin zgjedhor, për të rritur optimizmin e fushatës së koalicioneve të majta dhe për të realizuar objektivin e përbashkët të largimit të qeverisë ‘Berisha’ nga pushteti, PSV ’91 propozon vendosjen e dialogut paraelektoral të 3 forcave politike socialiste: PSV ’91, LSI dhe PS si dhe me liderin historik të socialisteve Fatos Nano. Ky mirëkuptim paraelektoral jo vetëm do ta bënte plotësisht të mundur dërgimin e Berishës në pension, por do të hidhte edhe bazat e bashkëpunimit qeverisës për 4 vjetët e ardhshëm", - tha Koçi në deklaratën e dhënë dje. Kjo deklaratë është e para që vjen pas daljes në medie të Nanos, ndërkohë që gjithnjë e më shumë po ndihet ndezja e fushatës edhe mes vetë partive të majta. Ndërkohë që mes LSI-së dhe PS-së tashmë janë ftohur deklaratat për arritjen e një kompromisi përfundimtar, Petro Koçi ka tentuar në uljen e së majtës në një kompromis para votimeve. Koçi është një nga anëtarët e fundit të Partisë Socialiste që pas largimit nga kjo forcë politike ka krijuar një parti të re. Në këto zgjedhje ai i është bashkëngjitur koalicionit që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.