“Administrata publike në fushatë elektorale”
01/06/2009 Xhufi akuza qeverisë “Berisha”
LSI do të vijojë të vigjilojë dhe denoncojë shpërdorimet
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje shpërdorimet që qeveria “Berisha” ka bërë me administratën publike. Nënkryetari i kësaj partie Pëllumb Xhufi gjatë një komunikimi me mediet u shpreh se “këto ditë dhe këto javët e fundit është parë që nëpunës të administratës publike qoftë në qendër, qoftë asaj lokale, mësues apo mjek janë depërtuar nëpër mitingjet e PD-së, nëpër mitingje të zotit Berisha, e znj. Topalli dhe të instrumenteve të tjera të partisë në pushtet”. Gjithashtu Xhufi vuri në dukje se “kemi parë dhe konstatuar se nëpunës civilë marrin pjesë si agjitator të partisë në pushtet në aktivitete të lidhura me fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 qershorit”. Sipas tij, veprime të tilla janë në shkelje të ligjit. “Do të dëshironim me këtë rast t’i kujtonim zotit Berisha, por dhe atyre nëpunësve të zellshëm, agjitator se me veprimtarinë e tyre janë në shkelje flagrante të ligjit dhe për këtë sigurisht do të përgjigjen përpara ligjit. Do të donim gjithashtu t’u kujtonim atyre se administrata publike dhe nëpunësit civilë janë aty për t’u shërbyer njerëzve dhe për t’i shërbyer shtetit, pra janë aty për qëllime shumë më të larta sesa ç’janë interesat e një partie, të partisë në pushtet, të PD-së”, - deklaroi Xhufi. Madje, po në këtë kontekst, Xhufi bëri me dije se “LSI-ja do të vigjilojë dhe do të denoncojë të gjitha rastet përdorimit dhe shpërdorimit të nëpunësve dhe administratës publike për qëllime elektorale. Duke e konsideruar këtë përdorim të administratës publike bashkë me procesin e kompromentuar të shpërndarjes së kartave të identitetit, bashkë me presionet që bëhen mbi mediet në këtë fushatë elektorale si një nga faktorët kryesorë që kërcënon integritetin e këtyre zgjedhjeve”.