Liberalizimi i vizave, vendimi në vjeshtë
01/06/2009 Këshilli do të vendosë cilat vende do të përfshijë në listën e bardhë
Raporti në dorë të vlerësimit të vendeve anëtare të BE-së
Në vjeshtën e këtij viti Këshilli i Evropës pritet të japë vlerësimin e tij lidhur me propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Shqipëria. I sigurt është fakti se për vendin tonë një rol shumë të rëndësishëm do të luajnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, vendimtare edhe për përgjigjen e BE-së pas aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Ndërkohë javën që vjen përfaqësuesit e vendeve anëtare BE-së pritet të reagojnë në raport me vlerësimet e Komisionit Evropian për ecurinë e këtyre vendeve të rajonit. “Komisioni paraqiti qëndrimin mbi zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave për Bosnjën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Tashmë vendet anëtare duhet të japin reagimin e tyre, si dhe të argumentojnë se ku bazohet reagimi i tyre, në mënyrë që ne t’i konsiderojmë të përfunduara këto raporte. Kjo do të thotë se pjesët faktike dhe vlerësuese që duhen bërë nga komisioni do të quheshin të përfunduara. Në këtë fazë raportet do të dërgohen ndaj vendeve të treta të interesuara”, - është shprehur për “Top-Channel” Michele Cercone, zëdhënësi i zv/presidentit të KE-së për Siguri, Liri e Drejtësi. Aktualisht Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet e Sigurisë, Lirisë dhe Drejtësisë në Komisionin Evropian po merret me përpilimin e draftit që do të bëjë edhe rekomandimet e mundshme për heqjen e vizave ndaj disa vendeve të Ballkanit. Gjatë hartimit të këtij dokumenti, i cili do të dorëzohet pas një muaji, do të merren në konsideratë dhe sugjerimet e mundshme të 39 drejtorive të të njëjtit nivel në Komision. Vlerësimi i komisioneve të nevojshme parlamentare do shprehet për këtë çështje vetëm pas pushimeve verore, pasi pas zgjedhjeve evropiane parlamenti ka në axhendën e punimeve të tij kryesisht dy mbledhje teknike. Dokumenti do të përmbajë listën e vendeve për të cilat do të mbahet regjimi i vizave dhe të vendeve ku qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Evropë pa viza për një periudhë jo më shumë se 3 muaj. Këshilli Evropian në nivelin e ministrave të brendshëm e të drejtësisë do të votojë propozimin e Komisionit për heqjen e vizave ndaj vendeve të Ballkanit. Parashikohet që ky votim të ndërmerret në mbledhjen e 23 tetorit ose 30 nëntorit në varësi të dorëzimit të opinionit mbi këtë çështje nga Parlamenti Evropian. Vendimi do të merret nga 25 shtete pa Irlandën dhe Britaninë, pasi ato nuk bëjnë pjesë në zonën “Shengen”.
Shtyrja
Frank Cermak, një këshilltar i zgjerimit, është shprehur për agjencitë e rajonit se më 15 qershor nuk do të merret asnjë vendim për vizat, siç ishte parashikuar më parë në axhendën e tyre. Sipas disa agjencive të lajmeve të rajonit, çështja e liberalizimit të vizave do të jetë temë e debatit të diplomatëve në mbledhjen e tyre të 4 dhe 5 korrikut në Luksemburg, menjëherë pas marrjes së presidencës së radhës së BE-së nga Suedia.
Progresi
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha shprehet optimist për liberalizimin sa më parë të vizave Shqipëri-BE. “Grupi i ekspertëve të Komisionit Evropian pas mbi 100 takimeve faktmbledhëse të zhvilluara në terren, në versionin paraprak të raportit vë në dukje se Shqipëria ka shënuar progres të ndjeshëm në secilin nga katër blloqet e udhërrëfyesit, madje edhe në krahasim me konkluzionet e raportit paraprak të nëntorit të vitit të kaluar”, - tha ai.